Lajmi i fundit

Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrjen e RAI-t në Itali: Telefonata e Ramës, ndërhyrje e papranueshme në lirinë e medias

Vizita e kryepolicit/ 'Veliu bindi 'Eskobarin e Ballkanit', jo më një zonjë nën presion'

Vizita e kryepolicit/ 'Veliu bindi 'Eskobarin e Ballkanit', jo më një zonjë nën presion'

18:56, 07/06/2020
A+ Aa A-

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi reagon pas vizitës që drejtori i përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu i bëri nënës së djalit që dhunoi policia pranë Liqenit Artificial në Tiranë.

Vizita, sipas asaj që raportoi Policia e Shtetit, kishte për qëllim kërkimin e ndjesës ndaj zonjës, pas fjalorit të përdorur në Komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, por Këlliçi ka një tjetër version.

Sipas tij, Ardi Veliu nuk e ka të vështirë të bindë një zonjë të vënë nën presion në një kohë kur bindi të dorëzohej "Eskobarin e Ballkanit", Klement Balili.

"Ardi Veliu bindi Eskobarin e Ballkanit të dorëzohet, e njerëzit çuditen pse po bind një zonjë të vënë nën shënjestrën e sulmeve të policisë së shtetit ta takojë! Takimi me zonjën që ai personalisht përgojoi publikisht, tregon mendësinë që ka ky shtet dhunuesish, të cilën asnjë takim apo pseudo falje nuk e ndryshon dot! Meqë ra fjala, si ndodhi që u lirua ky polici përdhunues?!", shkruan Këlliçi në reagimin e tij.

Veliu gjatë vizitës te zonja Çobo:

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

noni07/06/2020 19:39

Po ky zoteria sikur tha se vinte nga nje familje e sh..... apo e genjyen .Si ka mundesi ? Hajde film multiplikativ hajde.Beni qejf dhe pak se e dini ku e kini vendin

Shto koment

Denonco