FOTO/ Veliu i kërkon falje nënës së adoleshentit, aktivisti: Film që e kemi parë

FOTO/ Veliu i kërkon falje nënës së adoleshentit, aktivisti: Film që e kemi parë

18:26, 07/06/2020
A+ Aa A-

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu i ka kërkuar sot personalisht ndjesë publike Zaida Çobos, nënës së 15-vjeçarit të dhunuar nga 4 efektiv policie në Tiranë. Ndjesa e Veliut vjen pasi ky i fundit gjatë  mbledhjes së Komisionit të Sigurisë Kombëtare, ka publikuar një video të nënës së 15-vjeçarit, ku ajo mbante një armë në dorë.

Para deputetëve, Ardi Veliu tha se video tregonte se nga çfarë familje vinte 15-vjeçari, që sipas tij u dhunua pasi nuk iu bind urdhrit të policisë. Por pas kësaj deklarate publike që mori vëmendjen e të gjitha mediave u zbulua se Zaida Çobo, nënë e Sarandi Çobos ishte aktore dhe pamjet e publikuara nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ishin prapaskenat e xhirimit të filmit, “Dashuria s’mjafton”.

Nëpërmjet një shënimi në faqen e Policisë së Shtetit në Facebook, Veliu sqaron se Zaida ishte e lënduar nga komenti i tij, ndërsa ai ndihej i keqardhur.

Por pas publikimit të fotos nga Policia e Shtetit nuk ka munguar përgjigja e mjeshtrit të memeve Genc Sejko.

"Është film i vjetër. E kemi parë edhe më përpara", shkruan Sejko teksa risjell në kujtesë dhunën e Policisë Bashkiake të Tiranës ndaj një të moshuare dhe faljen më pas të kryebashkiakut Erion Veliaj. /A.R, Syri.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Emri07/06/2020 19:06

Ky kujton se te gjithe kane mendjen e tij . Si ne filmat me partizane , shkon te takoj dhe te flase me popullin dhe ti tregoj sa te mire jane Bijte e komunisteve -sociaiste rilindas ! Sa e duan popullin . O Edo ku i ke gjet keto BUDALLENJ ?

Shto koment

Denonco