Lajmi i fundit

INTERVISTË EKSKLUZIVE/ Zv. drejtori i RAI-t Sigfrido Ranucci i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama

VIDEO/ Revolta kundër ndotjes dhe grabitjes, nga Manza në Labinot

VIDEO/ Revolta kundër ndotjes dhe grabitjes, nga Manza në Labinot

15:27, 07/06/2020
A+ Aa A-

Nga Labinoti në Manzë, shqiptarët po ngrihen në protesta kundër ndotjes së mjedisit dhe grabitjes së pronave. Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar video nga dy protestat e banorëve në këto zona.

Në rastin e parë, në Manzë, banorët janë ngritur pasi nuk duan që mbeturinat e Durrësit të hidhen pranë vendbanimeve të tyre.

“Një kërcënim madhor dhe krim i rëndë mjedisor në Manzë. Edvini vendos në Manzë fushën e plehrave! Ju bëj thirrje banorëve të Manzës të mbrojnë me mosbindje civile, jetën, shëndetin, mjedisin e tyre!” shkruan Berisha.

Kurse në Labinot po protestojnë për grabitjen e pronave dhe ndotjen e ujit nga një biznes.

“Banorët e Labinot Fushës protestojnë të vendosur të mbrojnë me jetë tokat e tyre që kërkon t’ua rrëmbejnë me forcë Edvin dhe Olsi Mafja, Taulant Bego Yaris dhe peshkaqen i tyre Luca! Dënoj përpjekjen kriminale të bandës së narkoqeveritarëve për të grabitur tokat e fermerëve të Labinot Fushë dhe ju bëj thirrje të gjithë fermerëve të zonës të mbrojnë me të gjitha mjetet trojet e tyre nga banda grabitqare!” shkruan Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco