Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Skandalet dhe arti i manipulimit të publikut. Flet për Syri Tv Andi Bushati

Kosova hap kufirin me Shqipërinë: Nuk ka vetizolim, por...

Kosova hap kufirin me Shqipërinë: Nuk ka vetizolim, por...

13:44, 07/06/2020
A+ Aa A-

Qeveria e Kosovës vendosi sot të hapë kufirin me Shqipërinë, pas disa ditësh me tensione në pikat e kalimit.

Qytetarëve shqiptarë u kërkohej vetizolim në rast se do kalonin në Kosovë, ose duhej të paraqisnin një vërtetim për testimin e koronavirusit, diçka thuajse e pamundur.

Situata kaotike duket se do të zgjidhet nga e hëna, kur do të hiqet masa e vetizolimit.

Qeveria kosovare tha se do të mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve dhe mallrave pa kufizim të orarit. Madje pati edhe një ndjesë për qytetarët e Shqipërisë.

Por Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se vërtet nuk do ketë vetizolim për qytetarët që do hyjnë në Kosovë, por do ushtrohen kontrolle të detajuara mjekësore.

“Që nga dita e hënë propozoj që qytetarët që hyjnë në Kosovë nuk do t’i nënshtrohen vetizolimit dhe në vend të testimit për ata që hyjnë do të jetë kontrolli i detajuar. Më lejoni t’ju njoftoj që nga dita e hënë hiqet edhe kufizimi i lëvizjes nga ora 05:00 deri në ora 21:00. Kërkojmë që të zbatohen me përpikëri rekomandimet”, tha Zemaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco