Ndarja nga jeta e Dr. Panajot Boga, Berisha: Nderim dhe mirënjohje të thellë para kujtimit dhe veprës së tij

Ndarja nga jeta e Dr. Panajot Boga, Berisha: Nderim dhe mirënjohje të thellë para kujtimit dhe veprës së tij

13:23, 07/06/2020
A+ Aa A-

Ish kryeministri Berisha ka publikuar në faqen e tij në facebook një mesazh për ndarjen nga jeta të mjekut të njohur Panajot Boga.  

“Profesor Dr Panajot Boga, në dekada pune në krye te shërbimit të ortopedisë, me humanizem, aftësi të rralla profesionale operoi mijra të sëmurë, si pedagog i apasionuar ai dha ndihmesë të çmuar në përgatitjen e gjeneratave të tëra të mjekëve në Shqipëri”, shkruan Berisha në mesazhin e tij.

Ja postimi i plotë:

Prof Dr Panajot Boga mbylli sytë përgjithmonë!

Të dashur miq, Profesor Dr Panajot Boga, njëri prej personaliteteve më të shquara të mjeksisë, themelues dhe drejtues i talentuar i ortopedisë shqiptare, pedagog dhe studiues i mirënjohur mbylli sytë përgjithmonë. Profesor Dr Panajot Boga, në dekada pune në krye te shërbimit të ortopedisë, me humanizem, aftësi të rralla profesionale operoi mijra të sëmurë, si pedagog i apasionuar ai dha ndihmesë të çmuar në përgatitjen e gjeneratave të tëra të mjekve në Shqipëri. Autor studimesh, tekstesh dhe monografish, Prof Dr Panajot Boga lë mbrapa një trashëgimi të çmuar shkencore.

Duke u përulur me nderim dhe mirënjohje të thellë para kujtimit dhe veprës së tij, shpreh ngushëllimet me të ndjera familjes, të afërmve dhe miqve të Prof Dr Panajot Bogës dhe lutem që shpirti i tij i mirë të gjejë paqen e merituar. Ngushëllime!! sb

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco