Basha: Do ofrojmë planin ekonomik për rimëkëmbjen e shqiptarëve

Basha: Do ofrojmë planin ekonomik për rimëkëmbjen e shqiptarëve

12:43, 07/06/2020
A+ Aa A-

Opozita e bashkuar po bëhet gati për zgjedhje. Kreu i opozitës Lulzim Basha ka njoftuar ditën e sotme pas mbledhjes me kryesinë e PD se do të nisin takimet për të prezantuar planin ekonomik për rimëkëmbjen e vendit.

DEKLARATA E BASHES

Sfida më e madhe e çdo familje, sfida e madhe e çdo shqiptari sot është kriza ekonomike. Dhe kjo sfidë nuk mund të zgjidhet nga ata që e shkaktuan këtë krizë të thellë ekonomike duke e varfëruar, zhvatur dhe taksuar Shqipërinë në këto 7 vite. Ndaj e gjithë vëmendja jonë, i gjithë  fokusi ynë, i gjithë përqendrimi ynë tani është tek e ardhmja. Është te një ekonomi e fortë dhe një Shqipëri e fortë. 
Ndaj Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar janë të vendosur të paraqesin platformën ekonomike, ta konsultojmë atë kudo nëpër Shqipëri. Ne do ti fitojmë zgjedhjet sëbashku me shqiptarët, do ti kthejmë qeverisjen vendit dhe do të kemi në fokusin tonë ringritjen ekonomike dhe ndërtimin e një ekonomie të fortë për shqiptarët që të prodhojë mirëqenie dhe vende pune.  
Ky do të ketë përqendrimi i të gjithë energjive tona, ne nuk do të humbasim asnjë sekondë me gropat dhe kurthet e një qeverie të dështuar në largim, por do të përqendrojmë të gjithë energjinë tonë, të Partisë Demokratike, të aleatëve tanë, të Opozitës së Bashkuar, tek fitorja e zgjedhjeve të ardhshme dhe zgjidhja e krizës së rëndë ekonomike duke ofruar planin tonë, masat tona shqiptarëve dhe duke ndërtuar bashkë me shqiptarët rrugën e daljes nga kjo krizë, për t’jua kthyer ekonominë dhe Shqipërinë, shqiptarëve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

pdisti i thekur07/06/2020 16:10

si ka mundesi qe ta tallin armiqte, ta tallin edhe miqte, ta tallin edhe ne skece dhe te mos i vije turp. I dashur Lul, e vetmja gje qe di te besh ti eshte te flesh gjume, asgje tjeter. Me ty Ramavirusi eshte ne pushtet deri kur te doje. Kur do ta kuptosh qe je bere personazh per tu tallur, edhe nga miqte e tu

Vlonjati07/06/2020 13:34

Te kete akoma ndonje qe beson se Luli mund ta nxjerre qimen nga qumeshti???? Nuk besoj....

Shofer Petro07/06/2020 13:16

Ou, si pani ekonomik kur ishte kryebashkiak? HAHAHAHAHA.

Shto koment

Denonco