Erë fushate/ Risia që propozon PD: Ja si do përzgjidhen kandidatët

Erë fushate/ Risia që propozon PD: Ja si do përzgjidhen kandidatët

12:06, 07/06/2020
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i propozoi sot kryesisë së forcës më të madhe të opozitës nisjen e procesit të përzgjedhjes, konsultimit dhe seleksionimit te kandidaturave për zgjedhjet parlamentare dhe vendore.

Vendimi i zotit Basha është një risi për politikën, pasi për herë të parë kandidatët për deputetë dhe kryetarë bashkie do të kenë votën e anëtarësisë së Partisë Demokratike.

Përfshirja e anëtarësisë në përzgjedhjen e kandidatëve politikë të PD është një detyrim që u përfshi në statutin e PD me kërkesë të kreut të opozitës, si konkretizim i premtimit të tij se ai nuk do të bënte më kurrë i vetëm listën e kandidatëve për deputetë apo për kryetarë bashkie.

PD është e vetmja parti që po zbaton parimin “një anëtar, një votë” për përzgjedhjen e kandidatëve oër deputetë.

Ky proces pritet të nisë nga 20 qershori deri në 15 shtator, duke e mbajtur të angazhuar në maksimum bazën e Partisë Demokratike.

Procesi do të realizohet sipas afateve të mëposhtme:

1. Brenda datës 15 qershor 2020, Sekretari i Përgjithshëm të propozojë për miratim në Kryesi, udhëzimin përkatës për realizimin e procesit të përzgjedhjes, konsultimit dhe seleksionimit të kandidatëve.

2. Procesi në nivel Dege për evidentimin/përzgjedhjen të realizohet në periudhën 20 qershor – 31 korrik 2020.

3. Brenda datës 1 gusht 2020 të ngrihet Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve pranë PDSH-së.

4. Procesi i seleksionimit të kandidaturave të realizohet në periudhën 1 gusht  – 30 gusht 2020.

5. Procesi i konsultimit të kandidatëve të realizohet në periudhën 1 shtator – 15 shtator 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Noni07/06/2020 15:53

Opozita shqiptare me Lulzim Bashen ne krye i la dore te lire bandes kriminele te qeverise se Edi Rames , te cilet prej 8 vjetesh , shendruan Shqiperin dhe shqiptaret ne popullin me mjeran , dhe jo vetem ne Europe , pjese gjeografike e se ciles jan. Varferia e skajshme e ketij populli mjerimi i zhytur ne cdo qeliz te trupit , shpirtit e mendjes se shqiptareve , te shperfytyruar ne kriminele ku vret vellai vellain per nje rrip toke e per nje rrenje ulliri , te shendruar ne drogmen ku drogojne njeri tjetrin , por edhe mbare Europen te cilesuar si trafikantet me te rrezikshem te droges , te shperfytyruar ne perdhunues manjak te cilet nuk kursejne as vajzat , mbesat , niperit , minorenet e kushdo tjeter qe i del perpara manjakeve seksual .Dhe ne gjendjen katastrofike alarm ne te cilen ndodhet Shqiperia dhe shqiptaret , prokupimi me shqetesues per Lulin dhe opoziten na qenka perzgjedhja e kandidateve , lufta per te zene karriket edhe pse Peshkaqeni Edi eshte ne det duke bere kerdine , tigani i Lulit ne zjarr .

cuf dabjoni07/06/2020 13:04

Ky është i njëjti proces si deri dje, me të njëjtët njerëz "humbës". Përzgjedhje = seleksionim nuk është zgjedhje. Duhen ndryshuar normat statutore për zgjedhjet e të gjitha organeve drejtuese të të gjitha niveleve, dhe me njëherë pas kësaj, një masë demokratizuese që siguron "pjesëmarrjen" dhe paraqitjen e një sërë tezash të Programit bëhet fushatë masive për anëtarësimet e reja në Parti me përfundimin e saj (më e pakta një muaj) fillojnë ngritja e strukturave të reja me zgjedhje 'një anëtarë një votë". Me përfaqësues të tyre e ekspertë real të Partisë Demokratike hartohet Programi i Ri i PD për zgjedhjet e reja. Ndryshe "Selanik e përpjetë..kështu ka qenë e kështu do jetë"

Shto koment

Denonco