PD nis konsultimin për kandidatët për deputetë dhe kryetarë bashkie

PD nis konsultimin për kandidatët për deputetë dhe kryetarë bashkie

11:41, 07/06/2020
A+ Aa A-

PD hedh hapin drejt zgjedhjeve. Kryesia e demokratëve e mbledhur sot, ka vendosur të nisë procesin e konsultimit për përzgjedhjen e emrave për deputetë dhe kryetar bashkie.

“Kryesia vendosi të fillojë procesi i PËRZGJEDHJES, KONSULTIMIT DHE SELEKSIONIMIT TË KANDIDATURAVE për zgjedhjet parlamentare dhe vendore, sipas parimit të konsultimit aktiv me anëtarët e PDSH-së, sipas parimit statutor “një anëtar, një votë”, – thanë burime brenda mbledhjes, shkruan Mapo.al.

PD është e vetmja parti që në prill 2018 ka miratuar dispozita në statut qe garantojne përzgjedhjen e kandidatëve nga anëtarët e partisë, me parimin “një anetar, një votë”.

Procesi do të realizohet sipas afateve të mëposhtme:

1. Brenda datës 15 qershor 2020, Sekretari i Përgjithshëm të propozojë për miratim në Kryesi, udhëzimin përkatës për realizimin e procesit të përzgjedhjes, konsultimit dhe seleksionimit të kandidatëve.

2. Procesi në nivel Dege për evidentimin/përzgjedhjen të realizohet në periudhën 20 qershor – 31 korrik 2020.

3. Brenda datës 1 gusht 2020 të ngrihet Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve pranë PDSH-së.

4. Procesi i seleksionimit të kandidaturave të realizohet në periudhën 1 gusht  – 30 gusht 2020.

5. Procesi i konsultimit të kandidatëve të realizohet në periudhën 1 shtator – 15 shtator 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco