Shuhet mjeku i njohur/ Presidenti Meta: Humbje e madhe...

Shuhet mjeku i njohur/ Presidenti Meta: Humbje e madhe...

10:20, 07/06/2020
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta postoi një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të mjekut të njohur, Panajot Boga.

Kreu i Shtetit shkruan se mjekësia shqiptare ka humbur mjekun novator e të palodhur, por edhe drejtuesin energjik e aplikuesin vizionar të shkencës progresive.

Mesazhi i Metës:

Me shumë trishtim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Profesorit të nderuar dhe mjekut të shquar të Ortopedisë shqiptare, Panajot Boga.

Mjekësia shqiptare humbi mjekun novator e të palodhur, por edhe drejtuesin energjik dhe aplikuesin vizionar të shkencës progresive në fushën e Ortopedisë, i cili la pas një trashëgimi të vyer e model frymëzimi për brezat e rinj të mjekëve.

Ngushëllime të sinqerta familjes së dashur Boga, të afërmve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë komunitetit të mjekëve. I përjetshëm kujtimi i Profesor Bogës!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco