Kandidate për Këshillin Drejtues të RTSH/ Çika shpërthen ndaj Diana Çulit: Eksperte e Sigurimit që çoi në pushkatim poetin

Kandidate për Këshillin Drejtues të RTSH/ Çika shpërthen ndaj Diana Çulit: Eksperte e Sigurimit që çoi në pushkatim poetin

22:46, 06/06/2020

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, nën drejtimin e kryetarit Ramazan Gjuzi, zhvilloi ditën e djeshme një seancë dëgjimore, në platformën online, ku të ftuar ishin kanditatët për anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së.

Një prej tyre ishte edhe shkrimtarja Diana Çuli, për të cilën ka reaguar edhe kreu i Shoqatës Antikomuniste të ish-të Përndjekurve Politikë, Nebil Çika.

Përmes një postimi në Facebook, ky i fundit e quan Çulin eksperte të Sigurimit të Shtetit që çoi në pushkatim poetin anti-komunist Genc Leka.

"Faleminderit deputetes Fatjona Dhimitri për diskreditimin që i bëri me fakte e prova dje në Këshillin Parlamentar të Medias, ekspertes së sigurimit të Shtetit, Diana Culi, e cila me paturpësi kriminale kandidon pa asnjë përgjegjësi për krimin e saj për anëtare e Këshillit Drejtues të RTVSH edhe pse ligji e ndalon.

Culi është ekpsertja e sigurimit që çoni në pushkatim poetin antikomunist Genc Leka. Shikoni si e mbrojnë këtë kriminele deputetët e mazhorancës komuniste në parlamentin drejtuar nga një homolog i Çulit në Sigurimin e Shtetit Gramoz Ruçi.

Rilindja  vazhdon mbushjen e instuticoneve publike me kriminelë komunistë", shkruan kreu i Shoqatës Antikomuniste e ish-të Përndjekurve politikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Krist06/06/2020 23:02

Diana Culi,eshte bije e nje oficeri te larte te ish sigurimit.Ka banuar ne pallatet e Shallvare,e,ne krahun (verior),ku bononin familjet e oficereve te Ministrise Brendeshme.

Shto koment

Denonco