Opinioni i Venecias për 'Anti-Shpifjen'/ Organizatat e shoqërisë civile: Rama të tërheqë ligjin

Opinioni i Venecias për 'Anti-Shpifjen'/ Organizatat e shoqërisë civile: Rama të tërheqë ligjin

21:04, 06/06/2020

Një grup organizatash të shoqërisë civile përshëndesin opinionin e ekspertëve të Komisionit të Venecias dhe të falënderojnë ekspertët e Komisionit për analizën e thellë që i bënë propozimeve shumë shqetësuese të Këshillit të Ministrave në të ashtuquajturën Paketë Antishpifje. 

Sipas tyre, mjetet ligjore të futura në amendimet e ligjit mund të bëjnë më shumë dëm se sa mirë në drejtim të lirisë së shprehjes në Shqipëri.

"Ne i bëjmë thirrje kryeministrit dhe maxhorancës socialiste të shfrytëzojnë këtë mundësi për të demonstruar se janë të gatshëm të reflektojnë publikisht mbi konceptet dhe praktikat e tyre të gabuara  mbi lirinë e shprehje", thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Deklarata:

Një grup organizatash të shoqërisë civile të renditura në fund të kësaj deklarate dëshirojnë të përshëndesin opinionin e ekspertëve të Komisionit Europian për Demokraci Përmes Ligjit (Komisioni i Venecias) dhe të falënderojnë ekspertët e Komisionit për analizën e thellë që i bënë propozimeve shumë shqetësuese të Këshillit të Ministrave në të ashtuquajturën Paketë Antishpifje. 
Organizatat vërejnë se të gjitha shqetësimet e ngritura prej nesh që nga dhjetori i vitit 2018 kur drafti i parë u propozua nga Këshilli i Ministrave e deri më 19 dhjetor 2019, kur ndryshimet në ligje u miratuan në Kuvendin e Shqipërisë, janë konfirmuar si shqetësime madhore për lirinë e shprehjes, për demokracinë dhe Shtetin e së Drejtës nga Opinioni i Venecias. 

Ne i bëjmë thirrje Kryeministrit Edi Rama si nismëtar i këtij ligji dhe maxhorancës parlamentare të pranojnë opinionin e Venecias si përfundimtar e shterues dhe rrjedhimisht, të tërheqin ligjin në fjalë. 

Siç theksohet në opinionin e Venecias “...mjetet ligjore të futura në amendimet e ligjit mund të bëjnë më shumë dëm se sa mirë në drejtim të lirisë së shprehjes në Shqipëri.”
Ne i bëjmë thirrje kryeministrit dhe maxhorancës socialiste të shfrytëzojnë këtë mundësi për të demonstruar se janë të gatshëm të reflektojnë publikisht mbi konceptet dhe praktikat e tyre të gabuara  mbi lirinë e shprehjes.

Organizatat falënderojnë qytetarët e shumtë që mbështetën përpjekjen tonë 18 mujore në mbrojtje të lirisë së shprehjes në Shqipëri. 

Lista e organizatave

BIRN Albania
Civil Rights Defenders
Citizens Channel
Faktoje
Grupi Shqiptar per te drejtat e njeriut
Instituti Shqiptar i Medias

Këshilli Shqiptar i Medias
Komiteti shqiptar i Helsinkit
Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë
New Media Network
Qendra Res Publica
Qendra Shqiptare MediaLook
Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë
Shoqata e Gazetarëve Europianë të Shqipërisë
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Komisioni i Venecias i sugjeron qeverisë shqiptare që të rishikojë paketën antishpifje, për të cilën Këshilli i Europës kërkon mendimin e këtij institucioni.

Ligji vuan nga paqartësitë dhe mund të ketë një efekt frenues të fjalës së lirë dhe fjalimit politik në Shqipëri. Venecia vëren se Autoritetit të Medias Audiovizive i jepen fuqi të mëdha administrative për median ‘online’, prandaj kërkohet të rishikohet formula e përzgjedhjes së AMA-s dhe Komitetit të Ankesave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco