Ndryshon për herë të dytë/ Ligj për të shpëtuar Vettingun në Polici

Ndryshon për herë të dytë/ Ligj për të shpëtuar Vettingun në Polici

20:49, 06/06/2020

I miratuar mes shumë debateve në vitin 2018, ligji që do bënte vettingun e të gjithë forcave të policisë dhe institucioneve të tjera në varësi të Ministrisë së Brendshme nuk ka dhënë rezultatet e duhura.

Pas gati dy vitesh është bërë e mundur verifikimi i figurës për vetëm 15 drejtues të lartë të strukturave në varësi të kësaj Ministrie, çka ka detyruar qeverinë të paraqesë disa ndryshime të tjera në ligj, duke hequr kështu përfundimisht afatin brenda së cilit duhet të përfundojë ky proces.

Në ligjin aktual është përcaktuar që vettingu duhet të përfundonte brenda qershorit të vitit 2020, por Ministria e Brendshme si inisiatore e këtyre ndryshimeve bën të ditur se kjo është e pamundur. 

“Nisur nga vlerësimet dhe shortimet aktuale të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, numri i punonjësve të vetuar në raport me kohën në dispozicion është relativisht i vogël, dhe sipas një përllogaritje të thjeshtë, duke parë trendin e vlerësimit aktual, përfshirë dhe marzhin e gabimit, mendohet se ky proces nuk do të mundet objektivisht të përfundojë brenda afatit të përcaktuar (qershor 2020)”, thuhet në relacionin e Ministrisë së Brendshme që shoqëron projektligjin.

Më tej ky institucion rendit disa faktorë që sipas tij kanë bërë të pamundur ecjen e këtij procesi me ritmet e kërkuara.

Mes tyre përmendet situata që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit, i cili sipas Ministrisë nxori jashtë përdorimit godinën ku funksiononte Komisioni i Jashtëm të Vlerësimit.

Gjithashtu ndër këto faktorë renditet edhe problematika e bashkëpunimit me institucionet e tjera, volumi i madh i dokumentacionit si dhe pandemia e koronavirusit.

Ndërkohë që për ti dhënë një rritëm tjetër këtij procesi, por edhe të ulur kostot e tij, në projektligj i jepet e drejta Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme që të nisë vettingun për subjektet e tjera proces që sipas ligjit duhet të fillonte pasi të mbaronin punë komsionet e posaçme të vettingut me drejtuesit me grada të larta.

 “Në këtë këndvështrim, gjykojmë që SHÇBA-ja, nëpërmjet trupave të vlerësimit të vlerësuara me parë sipas një procedure me përparësi nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, të kenë të drejtën e shprehur në ligj, të ushtrojnë veprimtarinë paralelisht me Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit”, thuhet më tej në relacion.

Nëpërmjet këtij ndryshimi thelbësor synohet shkurtimi i afatit, në raport me numrin e madh të punonjësve të përcaktuar në ligj, si subjekte të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesat. /RTV Ora

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco