Nuk ishte reforma që prisnim të gjithë, por garanci e madhe për votën e lirë

Nuk ishte reforma që prisnim të gjithë, por garanci e madhe për votën e lirë

19:57, 06/06/2020
A+ Aa A-

Nga Nard Ndoka -

Ka një sinjal pozitiv nga politika konfliktuale 30-vjeçare, një hap që vjen pas presionit të faktorit ndërkombëtar dhe Opozitës  prej afro dy vitesh ndaj “Rilindjes” së Edi Ramës.
Edi Rama e vërtetoi botërisht, që është dhe mbetet një politikan i “hapur”  për pazare, por jo për standarde, konsensus, kompromis dhe transparencë.
Rama gaboi, që kërkoi sërish “18 Majin”. Basha fitoi që rezistoi për kauzën e votës dhe garancitë institucionale.

Çfarë u fitua?

Garanci maksimale për procesin, që nuk kanë qënë kurrë më parë Kontroll biometrik në 100 % të territorit (eliminohet vjedhja më e  madhe, ku votonte një person për familjen dhe fisin, ky fenomen mbyllet), hapje taksative e 10% të kutive me short, testim i sistemit  dhe kontroll i komisionerëve e numruesve.
Ballancim në komisione, kamera sigurie në çdo qendër votimi, dhe shumë elemente të tjerë sigurie për procesin, si garanci reale për garë dhe barazi, mes opozitës e mazhorancës. 

Si drejtues i Partisë Demokristiane,  nuk jam fort i kënaqur me çfarë u arrit, (ndryshimi i sistemit është kauza e PDK-së, mbrojtur deri në grevë urie), ndërsa si  pjesëtar i Opozitës së Bashkuar, po, vota e lirë tashmë është një realitet i prekshëm.

Sipas gjykimit tim, duhet që zgjedhjet pasardhëse, të organizohen nga një trup zgjedhore  profesionale e depolitizuar dhe me një sistem elektoral tëpranuar ng  të gjithë, propocional rajonal me lista të hapura dhe me mbrojtje kombëtare (modeli i sistemit Danez).

Deputetët e Opozitës të mbetur në Kuvend, duhet teë kuptojnë, se rregullat e lojës, nuk mund  të diktohen, as vendosen nga ata. 

Një kauzë e drejtë triumfon me vendosmëri, qëndrueshmëri, moral dhe konsenguence?. 

Ne e fituam kauzën tonë, me vendimin për të dorëzuar mandatet, me  protesta të mëdha kombëtare, me bojkotin e zgjedhjeve lokale, e  gjithë kjo trajektore e guximshme politike, sot rezultoi me sukses,  fitore për votën e lirë!

 Ju të nderuar kolegë që qëndruat dhe ju që u futet në Kuvend, nuk keni të drejtë morale, as politike.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco