'Air Albania pëson defekt në aeroportin e Frankfurtit, revoltohen pasagjerët: Rama ik'

'Air Albania pëson defekt në aeroportin e Frankfurtit, revoltohen pasagjerët: Rama ik'

19:44, 06/06/2020

Avioni i "Air Albania", që do nisej me synim riatdhesimin e disa shqiptarëve, ka pësuar një defekt në aeroportin e Frankurtit.

Lajmi bëhet i ditur nga një qytetar, i cili e ka denoncuar rastin te ish kryeministri Sali Berisha.

Sipas tij, për shkak të vonesës qytetarët kanë shpërthyer me thirrje Rama ik.

"Air Albania pëson defekt në Frankfurt! Qëndron në fushë! Pasagjerët: Rama ik!", shkruan Berisha në postimin e tij, teksa publikon edhe mesazhin e qytetarit.

"Doktor, Air Albania pëson difekt në Frankfurt. Është me gati dy orë vonesë. Pasi doli në pistë u kthye. Pasagjerët po thërrasin Rama ik ndërkohë që s'ju jepet asnjë shpjegim", shkruan qytetari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Cimi07/06/2020 06:54

Bravo i qofte popullit. Ja mblodhi te avioni. Nuk ngrihet askush per drita e uje, per taksat e larta e per drejtesi por avioni duhet te jete perfekt e nuk pranohen defekte. Bravo qytetari digital per rrefimin. Bravo media se ky eshte me te vertete lajm!

Shto koment

Denonco