Prapaskenat e negociatave në rezidencën amerikane/ Vasili: Yuri Kim pati mundim të madh me mazhorancën, u thashë...

Prapaskenat e negociatave në rezidencën amerikane/ Vasili: Yuri Kim pati mundim të madh me mazhorancën, u thashë...

17:35, 06/06/2020
A+ Aa A-

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili dhe përfaqësuesi i opozitës në tryezën e Këshillit Politik, gjatë një interviste për emisionin "Kjo Javë" në News 24, ka zbuluar detaje nga zhvendoja e negociatave të Këshillit Politik për disa ditë nga Pallati i Kongreseve tek rezidenca amerikane në "Rrugën e Elbasanit".

Sipas Vasilit, kjo ndikoi pozitivisht pasi pati debat shumë orësh 360 gradë dhe të gjitha temat u diskutuan pa komplekse.

Nënkryetari i LSI shprehet se, ambasadorja amerikane Yuri Kim u mundua shumë me mazhorancën pasi u përpoq t’i bindë që të reflektojnë ndërkohë që nuk tërhiqeshin.

”Gjëja pozitive që ndodhi tek rezidenca ishte debat 360 gradë, të gjitha temat u diskutuan pa komplekse. Si Kim, Soreca apo Norman krijuan një mjedis për debat të gjerë e të fortë, ishte debat shumëorësh. Sigurisht është për t’u vlerësuar, se pasi debati u kondensua shkoi drejt zgjidhjes. E qartë ideja se Edi Rama ka një dramë që duhen zgjedhje të rregullta pasi kemi rekorde të jashtazakonshme. Fajtori është mazhoranca jo opozita. Ambasadorja ka pasur mundim të madh që të reflektojë PS, sepse Rama nuk reflekton, ka frikë. Është një administrator aksidentar i qeverisë. Kam insittuar dhe e thashë në krye të herës, në rast se i konsiderojmë plotësim të kërkesave të opozitës e ndërpresim debatin. Opozita s’ka privilegje. Identifikimi biometrik nuk është privilegj, vota ime, vota juaj. Komisionet, le ta administrojë qytetari jo administrata. Ka pasur mirëkuptimin e duhur dhe kanë bërë mjaft tërheqje në frikë, i tërë qëndrimi i tyre ishte për t’u përshëndetur. Garanci më të madhe se për të pasur këtë kontroll, ja u kam thënë dhe në tavolinë, unë s’kam asnjë ndjesi për Kodin Zgjedhor, për humbësin dhe fituesin. Por kam për humbësin  e rremë dhe fituesin e rremë", është shprehur Petrit Vasili.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco