Bardhi i përgjigjet Ramës: Rrit dozën e qetësuesve! Bashkimi i qytetarëve të ka tmerruar

Bardhi i përgjigjet Ramës: Rrit dozën e qetësuesve! Bashkimi i qytetarëve të ka tmerruar

16:53, 06/06/2020
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhin reagon pas Tweet-it të kryeministrit Edi Rama, i cili duke iu referuar edhe një herë marrëveshjes zgjedhore të arritur mbrëmjen e djeshme, shprehej se "u vërtetua se zgjedhjet e 2017 PD nuk i humbi për shkak të marrëveshjes së parë".

Numri dy i selisë shprehet ndër të tjera se, frika dhe mllefi sot dhe mbrëmë tregon qartë se nuk i mjaftojnë më as paratë e pista dhe krimi i organizuar për të vjedhur zgjedhjet.

"Bashkimi i qytetarëve kundër tij e ka tmerruar, duke e kthyer në një komentator qesharak, që flet me veten!", shkruan Bardhi ndër të tjera në reagimin e tij.

Reagimi i plotë i Bardhit:

Edi Rama bën mirë të rrisë dozëRrn e qetësuesve për të mbajtur nën kontroll nervozizmin pas tërheqjes me bisht ndër shalë nga skema mafioze për kapjen e komisioneve zgjedhore.

Frika dhe mllefi sot dhe mbrëmë tregon qartë se nuk i mjaftojnë më as paratë e pista dhe krimi i organizuar për të vjedhur zgjedhjet. Bashkimi i qytetarëve kundër tij e ka tmerruar, duke e kthyer në një komentator qesharak, që flet me veten!

Sa për vjedhjen e zgjedhjeve e 2017-ës, Edi Rama nuk do ketë më mundësi t’i fshihet kushtit nr.5 të BE për hetimin dhe dënimin e hajdutëve të zgjedhjeve të 2017-ës. Përgjimet e publikuara nga BILD i ka dëgjuar bota mbarë, që nga Niçja i drogës tek Gjushi i Ramës, i shpallur non grata nga SHBA.

PD dhe Opozita e Bashkuar nuk tërhiqet asnjë hap nga presioni dhe kurthet e Edi Ramës. Mbrëmë i çmontuam kapjen e konisoneve zgjedhore. Bashkë me shqiptarët do të mbrojmë çdo votë dhe do të fitojmë! #ditëmëtëmira

https://www.syri.net/politike/345247/zgjedhorja-rama-ciceron-ne-twitter-u-konfiurmua-se-humbja-e-pd-ne-2017-s-lidhej-me-marreveshja-e-pare/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Theresa 06/06/2020 21:38

Bardhi, i madhi Edi Rama nuk ka Frig se është i hipur në Kalë. Ju keni Frig, Kali i madh Edi i gjatë nuk e arrini dot e për më tepër Humori dhe Sarkazma e tij ju ka çoroditur aq shumë saqë tashmë nuk dini se nga i jepet Ujë Gomarit. Redaksia ju lutem hapeni Komentin edhe pse PD. së nuk do t'i vijë simbas Oreksit.

Shto koment

Denonco