Deklarata shokuese e drejtorit për Syri TV/ Reagon Boçi: Një ministre manekine e tillë s'i duhet as dreqit vetë

Deklarata shokuese e drejtorit për Syri TV/ Reagon Boçi: Një ministre manekine e tillë s'i duhet as dreqit vetë

16:47, 06/06/2020
A+ Aa A-

Abuzimi seksual me nxënësen 15-vjeçare të shkollës në Babrru merr përmasat e skandalit. mësohet se Ministria e Arsimit ka qenë në dijeni të abuzimeve seksuale në shkollën e Babrrusë. 

Në një prononcim për Syri TV, drejtori i shkollës Besnik Daci ka dhënë detaje mbi ngjarjen duke shtuar se tjetër abuzim seksual u fsheh dhe abuzuesi u rikthye ne shkollë.

Lidhur me këtë prononcim ka reaguar edhe ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi, i cili përmes një postimi në Facebook, dëshmia tronditëse e ish-drejtorit të shkollës për raste të tjera të abuzimit seksual në këtë shkollë, ka nxjerrë zbuluar Ministrinë e Arsimit.

"Një ministre manekine e tillë, nuk i duhet as dreqit vetë", shkruan Boçi duke kërkuar dorëheqjen e Besa Shahinit.

Reagimi i plotë i Boçit:

KJO S’KA KU TË RRIJË...

Dëshmia tronditëse e ish-drejtorit të shkollës në Babrru, për raste të tjera të abuzimit seksual në këtë shkollë, ka nxjerrë zbuluar Ministrinë e Arsimit.
Ajo paska pasur plotësisht dijeni për situatën e paprecedentë dhe as nuk ka reaguar dhe as ka marrë masat e duhura për rritjen e sigurisë dhe kujdesit psikologjik.
Madje ka toleruar vendimet drastike për personat problematikë.
E pra, kjo ska ku të rrijë!

Besa, “e dhunuara” e profania që e drejton gishtin e përgjegjësisë tek të tjerët e që u mbrojt ma patetizëm nga Rama, paska pasur dijeni të plotë për skandalet.
Si ulërinte Rama në parlament?!

“Ata që kanë ngritur dorën kundër Besës ju them qofshi burra e qofshi gra ju jeni më keq se ai përdhunuesi..”

Po tani pas dëshmisë së ish-drejtorit për dijeninë e Besës, çfarë do broçkullisë ky dhunues i shqiptarëve?!

E megjithëse kishte dijeni, Besa e Ramës, as nuk ka lëvizur nga vendi dhe e as ka vepruar, me shpresën që lajmi të mos të merrte dhenë.
Pas këtij fakti tronditës, është pa kuptim të vazhdojë që ajo të dalë në fcb e online, si Ministre e të na numërojë sukseset imagjinare.

Ajo s’duhet të rrijë asnjë minutë në këtë detyrë dhe duhet të largohet me ceremoni.

Boll mënxyra ka prodhuar drejtimi i saj dhe i paraardhëses së saj, “i pafajshëm” falë paaftësisë dhe infantil falë papërgjegjshmërisë.

Një ministre manekine e tillë, nuk i duhet as dreqit vetë.

Shoqëria duhet të ngrejë dorën dhe ta tregojë me gisht atë dhe Ramën e saj, si përgjegjës të drejtpërdrejtë të përdhunimit të arsimit shqiptar!

https://www.syri.net/kronike/345237/video-skandal-ministria-qe-ne-dijeni-te-abuzimeve-seksuale-ne-shkollen-e-babrruse-nje-rast-tjeter-u-fsheh/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco