Topi tani është në fushën e Ramës, loja zhvendoset në parlament!

Topi tani është në fushën e Ramës, loja zhvendoset në parlament!

14:53, 06/06/2020
A+ Aa A-

Edhe pse ambasadorja e SHBA doli mbrëmë vonë entuziaste në krah të kolegëve të saj të BE-së, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë, duke shpallur firmat për marrëveshjes e anëtarëve të Këshillit Politik për Reformën e re Zgjedhore, sërish gjithçka nuk është mbyllur.

Që kjo reformë të legjitimohet, duhet që të votohet në parlamentin aktual me të paktën 84 vota. Ndërkohë që Partia Socialiste “legalisht” kontrollon jo më shumë se 78 vota, atëherë do ti duhet që të sigurojë minimalisht edhe 6 vota nga “renegatët” e partive opozitare, që braktisën parlamentin një vit më parë.

Por kjo lloj “opozite” e cila më së shumti ka votuar të gjitha projektligjet dhe aktet normative të kryeministrit Rama, pavarësisht nga britmat përpara kamerave, ka deklaruar hapur se pa ndryshimin e sistemit dhe posaçërisht heqjen e “listave të mbyllura”, nuk ka ndërmend që të japë votën. Dhe për këtë më herët, janë mbledhur edhe 39 firma.

Formalisht përfaqësuesja e tyre në Këshillin Politik është Rudina Hajdari e cila edhe paraqiti aty kërkesën, për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Por mbrëmë të gjithë pamë një dokument që ishte dakordësuar edhe nga Hajdari.

Deputetja që njihet si partizania më e flaktë e ndryshimit të sistemit zgjedhor, u shfaq përpara kamerave e dekurajuar dhe deklaroi pak a shumë, se nuk i ishte dhënë konsesus për “listat e hapura”, por shtoi se e kishte pranuar dokumentin sepse më datë 8 qershor, Shqipërisë pritet që t'i hapen negociatat nga BE.

Nga ana tjetër duhet të kujtojmë se ndërkohë që Hajdari vazhdonte punën në Këshillin Politik, “Grupimi Demokrat” në parlament e shkarkoi nga detyra e kryetarit dhe në vend të saj zgjodhi Muslim Murrizin.

Ky i fundit së bashku me disa deputetë të “opozitës parlamentare” ishte paraditen e sotme në një takim me ambasadoren Yuri Kim, në rezidencën e saj. Nuk ka informacion se çfarë është biseduar konkretisht, por kuptohet se tema ka qenë përkrahja me votë e marrëveshjes së arritur mbrëmë për Reformën Zgjedhore.

Pas takimit Murrizi doli përpara gazetarëve dhe deklaroi prerë, se ja kanë bërë të qartë ambasadores së SHBA, se nuk do të votojnë asnjë lloj pazari dhe këmbëngulin te “listat e hapura”.

“Ne i thamë që nuk votojmë asnjë lloj pazari, kërkojmë lista të hapura, ndryshe nuk votojmë. Nuk i lamë hapësirë kërkesave të saj. Qëndrimi ynë është korrekt dhe i palëkundur: Administratë zgjedhore, lista të hapura dhe votë emigrantësh”,ju tha Murrizi gazetarëve të shumtë te dera e rezidencës së ambasadores Kim.

Pas Murrizit doli Gjiknuri dhe tha tha se “vota e emigrantëve” është në marrëveshje por i është deleguar KQZ-së së re që do dalë pas votimit të marrëveshjes. Sistemin nuk e zuri në gojë, por u kuptua që grupit të Murrizit i bëri një koncesion me emigrantët. Këta të fundit nuk kanë qenë për “opozitarët” në parlament, ndonjë kusht i pageniciueshëm siç ishin dhe vazhdojnë të jenë të paktën publikisht “listat e hapura”.

Kjo përkthehet, se odiseja dhe loja e Reformës Zgjedhore, nuk ka mbaruar ende pavarësisht nga shampanja e hapur e ambasadorëve.

Topi që ambasadorja Kim e pasoi në fushën e `Luli Bashës`, tani ka kaluar në parlament. Një fushë kjo që duket sikur nuk kontrollohet 100% nga Edi Rama, por faktet kanë treguar se “opozita e emëruar” siç e cilëson PD&LSI, në raste deçizive i është bashkuar me votën e nevojshme nismave të kryeministrit.

Por për çështjen në fjalë (sistemi-listat), ky i fundit ka të drejtë që të paktën formalisht ti thotë PD&LSI; unë i jap 78 votat e mia, të tjerat janë nga listat tuaja, nuk mbaj përgjegjësi!

Pra jemi në një situatë kur; ose `opozita parlamentare` do ti qëndrojë fjalës dhe 39 firmave dhe do ta bllokojë marrëveshjen në parlament; ose prej saj do “të shiten-blihen” të paktën 6 vota; ose do të futet çështja e ndryshimit të sistemit (posaçërisht ajo e “listave të hapura); ose Edi Rama pas marrjes së negociatave ditën e hënë, do ta rikthejë sërish gjithçka nga e para.

Me të vetmin synim lodhjen e opozitës (mundësisht përçarjen) dhe larjen e duarve “si Pilati” për të shkuar në zgjedhjet e vitit 2021, siç do dhe planifikon ai.

Ndaj shampanja edhe pse u hap, nuk ka përse të pihet nga gjithkush, kur loja ende nuk është mbyllur dhe topi ka kaluar diku tjetër!/Po.Ho/SYRI.NET 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Val06/06/2020 17:05

O z.Murrizi. Me peejashtimin tend e z.Maliqi pjesa tjeter e opozites te ashtuquajtur parlamentare jane blere e shitur dhjetera here. Prandaj mos u zoto per mistreca.

dritani06/06/2020 16:09

bravo Murrizi! opozita duhet te jete opozite

tirana06/06/2020 15:21

Prandaj ende jemi nje vend post-komunist , me vetem 10 - 20% pseudo - demokraci ...???!!!

Shto koment

Denonco