I riinfektuari, Shehu vë duart në kokë: Ç'mendjelehtësi! As Japonia e SHBA s'e kanë konfirmuar

I riinfektuari, Shehu vë duart në kokë: Ç'mendjelehtësi! As Japonia e SHBA s'e kanë konfirmuar

14:40, 06/06/2020
A+ Aa A-

Nga Tritan Shehu.

Me një mendjelehtësi e siguri alla Zhvejk sot Komiteti komunikon identifikimin e një rasti me infeksion të përsëritur me Covid-19.

Njoftojnë se “një punonjës shëndetësie u infektua për herë të dytë, mbas infektimit të mëparshëm para tre muajsh”!!!

A e kuptojnë këta se një konfirmim i tillë është një “gjetje botërore”, që godet teoritë e imunizimit e përpjekjet për vaksinën dhe si i tillë duhet publikuar e mbrojtur në mediat më të mëdha të shkencës?!

Ndonjë rast i dyshuar për riinfektim në Japoni a SHBA, mbas investigimeve të thella nuk u konfirmuan si të tilla, por si mbetje virusale, duke hapur një debat shkencor të gjerë.

Ndërsa në Tiranë bëhen deklarime të tilla “bombë”, duke qënë të bindur edhe pa asnjë studim imunologjik, qoftë dhe i thjeshtë ky.

Me të tillë papërgjegjshmëri e mungesë thellësie kërkimi përpara deklarimeve kaq të rëndësishme, në fakt hidhen hije të forta dyshimi për çdo deklarim e konfirmim të deritanishëm apo të ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco