Heqja e reciprocitetit, Kurti: Edhe të shtunën punojnë, për t’i shërbyer Serbisë

Heqja e reciprocitetit, Kurti: Edhe të shtunën punojnë, për t’i shërbyer Serbisë

12:22, 06/06/2020
A+ Aa A-

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas vendimit të qeverisë së Abdullah Hotit për të hequr reciprocitetin me Serbinë.

Kurti shkruan se është vendim i paligjshëm dhe i shërben vetëm Serbisë.

Reagimi i plotë i Albin Kurtit:

Edhe e paligjshme në Kosovë, edhe në shërbim të Serbisë

Edhe të shtunën punojnë e mbajnë mbledhje vetëm dhe vetëm që ta heqin reciprocitetin ndaj Serbisë. Kosova ka panumër probleme sociale dhe ekonomike, por ato nuk mund të kenë prioritet krahasuar me kërkesat e Serbisë. Kjo pra është qeveria e paligjshme e Kosovës.

Pardje njoftuan mediet se 20 kamionë që kanë hyrë nga Serbia e respektuan masën tonë të reciprocitetit: https://kallxo.com/…/masat-e-reciprocitetit-rreth-20-kamio…/

Në dokumentet e tyre e kanë shkruar: Republika e Kosovës. Pra, ata po e zbatonin reciprocitetin. Por, pas vendimit të sotëm, nuk do të kenë më nevojë.

Hoti ka deklaruar që i ka hequr pengesat për vazhdimin e dialogut me Serbinë. Në këtë mënyrë, ai ia ka mveshur Kosovës fajin për mungesën e deritanishme të dialogut. Një këso shërbimi të mirë Serbisë nuk ka mundur as vetë Beogradi ta mendojë. Përveçqë dialogu do të jetë asimetrik sepse me reciprocitet të braktisur nga ana e Kosovës, aty pala kosovare hyn si fajtore për vonesën në rifillimin e dialogut.

Historikisht shqiptarët i kanë pasur dy rryma politike varësisht nga qëndrimet e tyre karshi Serbisë. As sot nuk është ndryshe, por, si rrallë herë më parë situata është qartësuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kosta06/06/2020 17:08

Perse habiteni.....ata per ti sherbyer Serbise i prune ne pushtet Grenelli dhe Palmeri por edhe shqipot e serbizuar te Kosoves si Thaci me mbeshtetjen e mafiozit Rama.....

Kosta06/06/2020 17:06

Perse habitesh....ata per ti sherbyer Serbise i pruri ne pushtet Grenelli dhe Palmeri.....

xj06/06/2020 15:31

pranaj te rrezun ty qe ti sherbejn serbise

Shto koment

Denonco