Basha: Ka vetëm një rrugëdalje, të bashkohemi e t'ia kthejmë qeverisjen e marrë peng, shqiptarëve

Basha: Ka vetëm një rrugëdalje, të bashkohemi e t'ia kthejmë qeverisjen e marrë peng, shqiptarëve

12:13, 06/06/2020
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka nisur takimet me qytetarët në Tiranë, me biznesmenët e vegjël, që po vuajnë krizën. Në një video ku shfaqet duke folur bashkë me ta, Basha shprehet se “ka vetëm një rrugë, të bashkohemi të gjithë e t'ia kthejmë qeverisjen e marrë peng, shqiptarëve”.

Basha ka pasur pranë një zonjë, e cila ka treguar se nuk ka marrë asnjë lek gjatë kësaj periudhe krize. “Të shkojmë e t’ia marrim atje tek shtëpia, atje në Surrel”, dëgjohet zonja/ Më tej, zonja e ka pyetur direkt Bashën” Si do të veprosh me parët tona? Do të na i kthesh, do të na ndihmosh? Po me pronat tona, çdo të bësh?!

Basha ia ktheu përgjigjen aty për aty: Të gjitha dëmet që janë shkaktuar, shteti duhet t’ua dëmshpërblejë. Kurse për pronat, së pari do të shfuqizojmë ligjin.

Ndiqni bashkëbisedimin:

Basha: Jemi këtu në zemër të Tiranës

Zonja: Po, kam dyqanin tim këtu, jemi tek Beshirët…

Basha: Po, jemi tek zonja Beshiri, e cila si shumë të tjerë…

Zonja: ….s’kemi marrë asnjë kokërr leku. Të shkojmë e t’ia marrim Edi Ramës atje tek shtëpia, atje në Surrel. Se do lekë edhe me shku atje, se kur e kishte këtu, s’kishim lek.

Basha: Si shumë biznese të tjera janë në vështirësi të dyfishtë…

Zonja: …të dyfishtë!Të na kthejë lekët o vëlla që na mbajti, si t’ia kërkosh qeraxhiut?! Se edhe ai gjynah.

Basha: Bravo. Flet zonja…hallexhiu e flet edhe më mirë se ç’mund ta përshkruaj unë.

Zonja: ….hallexhi jam unë, se dola e kërkova pare borxh që shtyva dy muajët! Tashti, të marr lekët….Ishalla kur të vini ju e të na i jepni ato lekë! Apo s’do të na i jepni?!

Basha: Të gjitha dëmet që janë shkaktuar, shteti duhet t’ua dëmshpërblejë.

Zonja: Kush shtet?!

Basha: Shteti shqiptar. Po pastaj varet se çfarë kryeministri keni në krye. Që mendon vetëm për veten e vet, për një grusht oligarkësh.

Zonja: Po pot ë zgjodhëm ty, çfarë do të bësh ti? Do të na I kthesh?!

Basha: atë që do të bëj, është se do të zbatoj ligjin, nuk do të shoh tarafet dhe nuk do të shoh xhepat e pesë oligarkëve, por do të shoh xhepat tuaj.

Zonja: Po pronat, si do t’i bësh?

Basha: Për pronat do të flasim për nëj moment, se para një jave e kisha z. Vorpsi dhe shoqatat e pronarëve në zyrë. Gjëja e parë që do të bëjmë është që do të anulojmë ligjin. Por para se të flasim për pronat, le të flasim njëherë për bizneset.

Takimi vazhdon. Ndiqeni të plotë në videon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kavajsi06/06/2020 13:32

Me vjen keq por me demokrate si puna jote qe merresh me allishverishe me Ramen ne jo vetem qe nuk jemi shtet demokratik por as kemi per te pasur dhe as kemi per ta kuptuar se ç'eshte demokracia.Shpresuam shume por dolem 100 % bllof.Shpresoj qe fara juaj te shkoje mbas asaj te Enverit me kompani.Shpresoj qe zoti t'me ndigjoje e t'ju marre atje lart ,ne dasht t'ju çojoje ne parajse ne daht ne ferr mjafton t'ju heqe qafesh nga ketu,dmth nga ne.

Shto koment

Denonco