Zëdhënësja e PD, Zhupa, tregon skemën: Ja si Veliaj pastron paratë e mafias italiane 'Ndragheta'

Zëdhënësja e PD, Zhupa, tregon skemën: Ja si Veliaj pastron paratë e mafias italiane 'Ndragheta'

10:44, 06/06/2020
A+ Aa A-

Nga Ina Zhupa.

Erion Veliaj, ka kthyer Tiranën në lavatriçe të pastrimit të parave të pista përmes ndërtimit të kullave dhe plehrave. Nga hetimet e prokurorisë italiane, tashmë Veliaj rezulton të ketë bërë ortakëri me anëtarë të grupit mafioz “Ndragheta” për pastrim parash në fushën e plehrave.

EcoTirana është kompania që realizon shërbimin e pastrimit të plehrave në Tiranë me ortakë 51 % të aksioneve Veliajn, kryetar i Bashkisë Tiranë dhe 49 % kompaninë italiane AGMS Holding.

Pikërisht një nga përfaqësuesit kryesorë të kompanisë “AGSM Holding ALBANIA” sh.a , Andrea Miglioranzi, akuzohet se ka përdorur kompaninë komunale të bashkisë së Veronës “Amia Verona” të pastrimit të plehrave, për qarkullimin e parave të pista të organizatës Ndragheta.

Po ashtu akuzohet edhe miku personal i Veliajt, kryebashkiaku që Veliaj e shpalli modelin per t’u ndjekur nga ai vetë në Tirane, Flavio Tosi, për bashkëpunim me Ndragheta për pastrimin e parave nëpërmjet plehrave.

Flavio Tosi dhe Erion Veliaj e kanë shfaqur hapur lidhjen e tyre në firmosjen e marrëveshjes, në vizitat reciproke në Verona dhe Tiranë, në mbështetjen e pakushtëzuar që i jepnin njëri tjetrin.

SPAK duhet të hetojë pa humbur kohë Erion Veliajn, lidhjet e tij me organizatën mafioze “Ndragheta” për pastrimin e parave nëpërmjet biznesit të mbetjeve, lidhjet e tij me bosët e drogës për pastrimin e parave nëpërmjet ndërtimit të kullave në Tiranë.

SKEMA:

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco