Deputetët e emëruar si opozitë, takim me ambasadoren Kim Rezidenca e ambasadës amerikane

Deputetët e emëruar si opozitë, takim me ambasadoren Kim

09:16, 06/06/2020
A+ Aa A-

Deputetët e emëruar si opozitë në Kuvendin e Shqipërisë do të zhvillojnë një takim me ambasadoren amerikane Yuri Kim sot në orën 10:00. Takimi do të bëhet në rezidencën e ambasadores. Në takim do të shkojnë Rudina Hajdari, Myslim Murrizi, Nimet Musai dhe Edmond Stojku.

Takimi vjen pas një nate, që kulmoi me arritjen e marrëveshjes midis palëve politike për Reformën Zgjedhore në Shqipëri, e cila u konsiderua si arritje jo vetëm prej tyre, por edhe prej ambasadorëve që negociuan fort për të.

Nga ajo marrëveshje me kompromis, nuk ka dalë e kënaqur përfaqësuesja e deputetëve të opozitës në Kuvend, Rudina Hajdari, e cila deklaroi se nuk ndodhi ç’ka shpresonin.

 “Hapja e listave është gjëja më e rëndësishme, që kushdo që të vijë pas Ramës të mos sillet si Rama, - tha Hajdari pas takimit. -. Uroja që ta përfshinim këtë pikë, nuk mundemi të futemi në BE nëse nuk sillemi si BE. Mora garanci nga SHBA  e BE se bisedimi për ndryshimin e sistemit do të vazhdojë, do të vijojmë të flasim për ndryshimin e sistemit dhe ligjin për referendumet. E rëndësishme është dhe vota e diasporës,” shtoi ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco