Ruttershoff : Marrëveshja për Reformën të ketë transparencë dhe sqarime për publikun

Ruttershoff : Marrëveshja për Reformën të ketë transparencë dhe sqarime për publikun

07:53, 06/06/2020
A+ Aa A-

Tobias Ruttershoff, drejtues i zyrës në Tiranë të Fondacionit gjerman KAS” ka qene besimplotë se marrëveshja për Reformën zgjedhore në Shqipëri do të arrihet. Në një intervistë për DW, në kohën kur negociatat ishin në vlim, Ruttershoff tha: "Jam optimist që në kohën e duhur, do të kemi një marrëveshje midis maxhorancës socialiste dhe opozitës për reformën zgjedhore".

Madje, optimizin e tij ai e vijoi edhe me një kërkesë për atë që e konsideroi si të mundur se do të realizohej patjetër.

"Jam optimist që në kohën e duhur, do të kemi një marrëveshje midis maxhorancës socialiste dhe opozitës për reformën zgjedhore, që do t'i hapë rrugën zgjedhjeve parlamentare të lira dhe të ndershme dhe ku do të marrin pjesë të gjitha forcat politike. Shumë e rëndësishme është që pasi të nënshkruhet marrëveshja, të ketë transparencë të plotë dhe sqarime për publikun shqiptar dhe komunitetin ndërkombëtar lidhur  me çështjet e diskutuara dhe sesi është menduar që ato të zgjidhen. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me çështjen e presionit ndaj administratës publike, por edhe me gjëra të tilla si blerja e votave apo financimi i partive. Palët duhet të zgjidhin gjithashtu përmbushjen, në mënyrë  të mjaftueshme, të kushteve të Bundestagut gjerman dhe Këshillit të BE-së për fillimin e bisedimeve të pranimit të Shqipërisë në BE."

Tobias Ruttershoff vërejti gjtihashtu se "rReforma zgjedhore është vetëm një nga kushtet e përcaktuara nga Bundestagu gjerman dhe Këshilli i BE që Shqipëria të hapë negociatat për hyrjen në BE. Këto kushte u mirëpritën nga të gjitha partitë politike në Shqipëri. Pres dhe shpresoj që të gjithë aktorët e përfshirë në këtë proces t'i përmbahen, t'i plotësojnë këto kushte dhe t'i tejkalojnë vështirësitë që paraqet plotësimi i tyre. Është një rrugë e gjatë dhe është në natyrën e negociatave që të gjitha palët do të duhet të bëjnë kompromise. Gjithsesi, të gjitha palët ia kanë borxh këtë publikut shqiptar, që dëshiron kaq shumë hyrjen në BE dhe një të ardhme më të mirë për vendin."

Tobias Ruttershoff drejton zyrën në Tiranë të Fondacionit gjerman " Konrad Adenauer”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco