Peticion kundër këngëve të Dua Lipës pas postimit anti-izraelit

Peticion kundër këngëve të Dua Lipës pas postimit anti-izraelit

07:44, 06/06/2020
A+ Aa A-

Sipas mediave, rreth tremijë vetë kanë nënshkruar një peticion në të cilin u kërkohet radiostacioneve lokale, e sidomos Army Radio dhe Galgalatz, të ndalojnë transmetimin e këngëve të këngëtares Dua Lipa.

Nga Deutsche Welle

Sipas mediave izraelite rreth tremijë vetë kanë nënshkruar një peticion në të cilin u kërkohet radiostacioneve lokale, e sidomos Army Radio dhe Galgalatz, të ndalojnë transmetimin e këngëve të këngëtares Dua Lipa, sepse ajo ka publikuar në Instagram para disa ditësh një postim anti-izraelit, ku mes të tjerash shkruan se ushtarët e IDF-së qëllojnë edhe mbi fëmijë.

Sipas gazetës „Jeruzalem Post" organizata e djathtë "Im Tirzu” u ka drejtuar një letër ministrit të Kulturës Chili Tropper dhe atij të Mbrojtjes Benny Gantz, ku shkruhet se "për shkak të fyerjeve kundër ushtarëve të IDF-së, antisemitizmit, shpifjeve, teorive konspirative dhe shtrembërimeve që përmban postimi që këngëtarja ndau në Instagram, nuk është e përshtatshme që një radio stacion i lidhur me IDF-në të vazhdojë të transmetojë këngët e saj."

Dua Lipa, e cila ka në Instagram 46.3 milionë ndjekës, dënoi në postimin e saj "keqtrajtimin e fëmijëve palestinezë nga ushtria izraelite" duke e krahasuar atë me dhunën racore të policisë në SHBA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ismail06/06/2020 12:13

Kjo Dua m'u ka bere si Rudina Hajdarja..Merr vesh dhe nga gjeopoliika tani..

Nietzsche06/06/2020 10:43

Ushtria izraelite s'para shtie....

Shto koment

Denonco