VOA: Arrihet marrëveshja për Reformën zgjedhore

VOA: Arrihet marrëveshja për Reformën zgjedhore

07:02, 06/06/2020
A+ Aa A-

Në Shqipëri, palët politike arritën mbrëmjen e së premtes marrëveshjen për reformën zgjedhore. Zgjidhja erdhi pasi u kapërcye ngërçi që lidhej me një prej rekomandimeve bazë të OSBE/ODIHR-it, lidhur me depolitizimin e administratës zgjedhore. Edhe për zgjedhjet e ardhshme politike dhe vendore, do të mbetet e njëjta strukturë me përfaqësuesë të partive politike.

Nga Zëri i Amerikës

Shumica vendosi të tërhiqej nga këmbëngulja e saj për të nisur zbatimin e depolitizimit, pasi opozita, pa me dyshim formulat e propozuara për këtë qëllim, sipas të cilave në komisionet zgjedhore do të angazhoheshin nëpunës të administratës publike. “Partia Demokratike nuk ishte gati. Ne nuk donim që PD të kundërshtonte me çdo kusht këtë ligj zgjedhor dhe pse jo të shërbente si sebep që nesër të mos njihnin zgjedhjet. apo madje të mos hynte në zgjedhje. Sakrifikuam dhe rekomandime të rëndësishme të ODIHR-it, vetëm që PD të hyjë në garë politike. Kjo është gjëja më e rëndësishme që u arrit”, deklaroi përfaqësuesi socialist në Këshillin Politik Damian Gjiknuri.

Por sipas përfaqësuesve të opozitës, Oerd Bylykbashi i PD-së dhe Petrit Vasili i LSI-së, “opozita propozi sot në orën 10 zgjidhjen për depolitizimin e administratës e cila u refuzua. Shumica u përpoq të kapte komisionet zgjedhore. Nuk i kapi dot dhe u tërhoq”. Ata bënë të ditur se palët kanë rënë dakort për zbatimin e identifikimit biometrik 100 përqind, si dhe për riformatimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Në fakt për identifikimin biometrik, palët sipas tekstit të marrëveshjes “zotohen të mbështesin zbatimin për 100 përqind të votuesve në zgjedhjet e ardhshme, nëse është teknikisht i arritshëm”. Vlerësimi do të bëhet nga KQZ-ja, me mbështetjen e një ekspertize ndërkombëtare, ndërsa Qeveria, garanton fondet në kohë për zbatimin, aq sa është teknikisht i mundshëm”.

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, e cila së bashku me ambasadorin e Bashkimit Europian, Luigi Soreca, nxitën fuqimisht arritjen e një kompromisi mes palëve, tha pas mbledhjes së Këshillit Politik, ku ishte e pranishme se “secila parti e secili person dha kontributin e tij, por edhe ka hequr dorë nga diçka. Dhe e bënë këtë gjë që të jetë Shqipëria ajo që përfiton. Ky është një moment krenarie”, theksoi ajo duke shtuar se “disa do ta kritikojnë këtë marrëveshje, si jo të mjaftueshme, por po ta shikojmë në një kuadër më të gjerë, ky është një hap i madh përpara, dhe shpresoj të jetë dicka nga e cila secili mund të përfitojë”.

Ndërsa në një deklaratë të shpërndarë më pas ambasada amerikane vë në dukje se “marrëveshja po ashtu ndërmerr hapa për të depolitizuar administrimin zgjedhor në Shqipëri, duke siguruar më shumë transparencë dhe pavarësi më të madhe të personelit të zgjedhjeve. Disa masa depolitizimi do të hyjnë në fuqi menjëherë, ndërsa disa masa shtesë do të hyjnë në fuqi menjëherë më pas. Kjo marrëveshje duhet t’iu japë shqiptarëve më shumë besim në mbikqyrjen e mosmarrëveshjeve nëpërmjet përfshirjes së gjyqtarëve që kanë kaluar vetingun”, nënvizon deklarata.

Nga ana e tij ambasadori Soreca u shpreh gjithashtu se BE-ja e mirëpriste marrëveshje e cila “ka ardhur si rezultat i një procesi gjithë përfshirës që ka filluar në janar. Të mërkurën ne patëm një marrëveshje të mirë, pas një diskutimi të gjatë, por ju e dini që ka qenë opozita e bashkuar që ka kërkuar që të shikonte dhe shqyrtonte më tej detaje të tjera që lidhen me depolitizimin e administrimit zgjedhor. Kjo është në linjë me rekomandimet e OSBE-ODIHR, dhe ne e mbështesim. Bazuar në këtë shumica e pranoi ndryshimin dhe kemi marrëveshjen”, - shpjegoi ambasadori Soreca. Ai theksoi më tej se “prej kësaj mbrëmjeje, Shqipëria është më pranë Bashkimit Europian, sepse një nga kushtet për çeljen e negociatave, do të përmbushet së shpejti. Kjo vjen edhe në një moment shumë të mirë, pasi javën që vjen. Komisioni Europian, do të propozojë edhe kuadrin e negociatave që do të jetë baza për integrimin në BE. Kështu që le të ecim përpara", tha zoti Soreca.

Marrëveshja u përshëndet dhe nga Prania e OSBE-së në Tiranë. “Është për t’u lavdëruar fakti që të gjitha partitë politike u bënë pjesë e këtij procesi dhe që propozimet e tyre konstruktive si edhe aftësia e tyre për të bërë kompromis e për të pranuar pikëpamje të ndryshme kontribuan në një hap të rëndësishëm përpara për demokracinë në Shqipëri, në dobi të qytetarëve shqiptarë”, nënvizohet në një deklaratë të shpërndarë në mbrëmje. “Ne shpresojmë që të gjitha ndryshimet e dakordësuara të miratohen në Kuvend sa më shpejt që të jetë e mundur”, - shprehet OSBE-ja.

Reagimet e drejtuesve politikë

Presidenti Ilir Meta përshëndeti konsensusin e arritur mes palëve, por sipas tij marrëveshja e arritur nuk mud të konsiderohet e plotë. “Lajm pozitiv, por jo i mjaftueshëm për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme”, u shpreh zoti Meta. Megjithatë sipas Kreut të Shtetit “kultura e konsensusit duhet të vazhdojë edhe për kushtet e tjera për të përshpejtuar çeljen e negociatave”.

Tonet e drejtuesve të opozitës ishin të matura. “Sot kemi hedhur një hap përpara, për të mundësuar më shumë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri. PD dhe Opozita e Bashkuar është e gatshme dhe po punon përditë për t'jua kthyer qeverisjen shqiptarëve”, shkroi në Twitter kryetari demokrat Lulzim Basha.

Ndërsa për Monika Kryemadhin, drejtuese e LSI-së “rezultati i sotëm në Këshillin Politik, i arritur dhe me kontributin e partnerëve ndërkombëtar është pozitiv dhe duhet implementuar pa humbur kohë, me integritet, ashtu siç e kërkon dhe kushti i radhës i BE, ashtu siç e meritojnë qytetarët shqiptarë. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme s'ka demokraci dhe pa demokraci s'ka ekonomi e mirëqenie për shqiptarët”, theksoi zonja Kryemadhi në një postim në Facebook.

Kryeministri Edi Rama më shumë se sa përmbajtjen e marrëveshjes, komentoi me tone ironike qëndrimin e opozitës. “Pas 3 vjetësh marshim e 3 netësh ngujim na sollën fjalën e fundit: "Mirë e kishim ashtu siç e kishim" Po mirë, unë kam menduar e mendoj që ka edhe më mirë, po meqë Lulzim Basha e PD janë të kënaqur me kaq për zgjedhjet e ardhshme, bujrum, si ta duan ata.

Rëndësi ka që: Lulzim Basha e PD do hyjë në zgjedhje me Kodin Zgjedhor siç e deshën vetë. ODHIR është dakord që kjo nuk e cënon lirinë e zgjedhjeve. BE është e kënaqur. Shqipëria s'ka më pikëpyetje në prag të vendimit për datën e nisjes zyrtare të negociatave. Ah po, mbaroi edhe revolucioni”, shkroi kryeministri në Twitter.

Reagime të tjera ndërkombëtare

Në një deklaratë të përbashkët, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Josep Borrell dhe Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi uruan palët politike për arritjen e marrëveshjes. “Kjo është një arritje e rëndësishme nga e cila do të përfitojnë qytetarët e Shqipërisë. Pasi të miratohen nga Parlamenti, dispozitat e reja të Kodit Zgjedhor, do t'i japin Shqipërisë një proces zgjedhor me integritet dhe standarde transparence më të larta, bazuar në rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, përfshirë edhe depolitizimin gradual të administratës zgjedhore”, nënvizon deklarata, sipas së cilës “ato trajtojnë një kusht kryesor për të filluar negociatat e pranimit në BE, siç thuhet në përfundimet e Këshillit të Marsit 2020, duke e çuar kështu Shqipërinë një hap më pranë të ardhmes së saj në BE. Kjo na bën të shpresojmë për përparimin e ardhshëm në reformat e kërkuara për rrugën e Shqipërisë në BE”, përfundon deklarata.

Nga ana e tij, drejtori i ODIHR-it, Ingibjörg Sólrún Gísladótti përdori terma më të matur ndërsa foli për "një marrëveshje mbi elementë të rëndësishëm të reformës zgjedhore në Shqipëri”, duke saktësuar se “marrëveshja tani duhet të kthehet në ligj, të miratohet dhe zbatohet. ODIHR është e gatshme të vazhdojë të mbështesë procesin e reformës”./VOA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Muzapopullore 06/06/2020 09:38

"Marreveshja" eshte mandati i trete I Edvinit per pasoje edhe kthim me detyrim ne monizem totalitarian. Me shendet te vaksinuar o dele bashkekombase dhe te fala nga shemale Yuri Kim-darshian.

kinezet amerikane....06/06/2020 08:48

ne kohen e diktatures komuniste kishim kinezet Lej Fen e Mao Ce Dun...sot ne diktaturen e rilindjes komuniste kemi kinezet amerikane... Lu..qe nuk e kapi dot peshkun e madh dhe se fundmi Juri Kim...qe sic duket ka nostalgji per diktauren ne Korene e Veriut te Kim Jung por duke qene se atje nuk i lene te fusin hundet, mendon ta zbatoje ketu tek ne.... rrace muti...

kinezet amerikane....06/06/2020 08:48

ne kohen e diktatures komuniste kishim kinezet Lej Fen e Mao Ce Dun...sot ne diktaturen e rilindjes komuniste kemi kinezet amerikane... Lu..qe nuk e kapi dot peshkun e madh dhe se fundmi Juri Kim...qe sic duket ka nostalgji per diktauren ne Korene e Veriut te Kim Jung por duke qene se atje nuk i lene te fusin hundet, mendon ta zbatoje ketu tek ne.... rrace muti...

Muzapopullore 06/06/2020 08:42

"Marreveshja" eshte mandati i trete I Edvinit per pasoje edhe kthim me detyrim ne monizem totalitarian. Me shendet te vaksinuar o dele bashkekombase dhe te fala nga shemale Yuri Kim-darshian.

Shto koment

Denonco