Lajmi i fundit

10 fakte dhe ‘rastësitë domethënëse’ që provojnë përfshirjen e Olsi Ramës në dosjen ‘Xibraka’

Marrëveshja për reformën zgjedhore/ Peka: Dy planet e Ramës që u prishën sot

Marrëveshja për reformën zgjedhore/ Peka: Dy planet e Ramës që u prishën sot

22:13, 05/06/2020
A+ Aa A-

Gazetari Çim Peka, i ftuar në edicionin special post-marrëveshjes për reformën zgjedhore në Syri TV, është shprehur se me dakordësinë e sotme opozita ndaloi kapjen e komisionerëve dhe numëruesve nga ana e mazhorancës.

Sipas Pekës, Rama donte të kapte edhe numëruesit pasi është i vetëdijshëm se përballë një opozite të bashkuar është humbës.

"Pasi i ka marrë të gjitha, donte edhe numërimin. Sot, edhe me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, nuk i është dhënë numërimi. Vetëm një njeri që nuk ka garanci dhe e di çfarë e pret, donte të kapte edhe numëruesi. Kjo nuk kishte ndodhur as në zgjedhjet e1996-ës. Opozita ndaloi kapjen e komisionerëve nga mazhoranca", tha Peka.

Sipas moderatorit të "Çim Peka LIVE", Rama synonte që opozita të mos ulej në tryezë në mënyrë që të votonte një sistem zgjedhor sipas interesave të tij politikë.

"Nëse sot është 50 me 50, Rama donte ta kishte 100%. Nëse është kaq e thjeshtë, pse duhet të mbyllej 0 ditë te shtëpia e ambasadores? Rama kërkonte që opozita të largohej nga tryeza dhe të realizonte një sistem zgjedhor që do të pengonte koalicionet. Basha nuk e gjuajti topin me komisonerë në duart e Bashës. Por rezistoi deri sot. Praktikisht i ka humbur të dyja", shtoi Çim Peka. /A.R, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shqiptar06/06/2020 08:41

Tani ngelet vetëm një gjë e "vockël" që në Shqipëri të fillojë të fryjë era e demokracisë. Depolitizimi i drejtësisë

Shto koment

Denonco