Marrëveshja për reformën zgjedhore, ja çfarë firmosën palët

Marrëveshja për reformën zgjedhore, ja çfarë firmosën palët

21:32, 05/06/2020

Tym të bardhë nga Këshilli Politik! Palët kanë arritur që të sigurojnë një marrëveshje! Pika e vetme që i ndante ishte depolitizimi i Komisioneve Politike, por që tanimë është gjetur një dakordësi.

Mësohet se komisionet Politike do të vijojnë të jenë siç kanë qenë edhe në dy zgjedhjet e ardhshme, ato parlamentare dhe ato lokale. Në përfundim të mbledhjes që ka zgjatur rreth 1 orë e 30 minuta, përfaqësuesit e opozitës, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili thanë se PS tentoi që të kapte komisionet zgjedhore, por pasi nuk ia dolën, u tërhoqën.

Të pranishëm ishin edhe ambasadorët që kanë luajtur një rol kyç për këtë reformë. Bëhet fjalë për ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim, ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, ambasadorin e Britanisë së Madhe, Dunan Norman e ndërsa i pranishëm në mbledhjen e sotme është edhe ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt.

Ndërkohë, paralelisht me mbledhjen e Këshillit Politik, Lulzim Basha mbledh aleatët në selinë blu. Në takim marrin pjesë Monika Kryemadhi, Fatmir Mediu, Nard Ndoka dhe Shpëtim Idrizi.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shtetrrumpalle 05/06/2020 22:24

Zyrtaret/politikanet shqiptare, në mes te Tiranes nenshkruajne nje mareveshje në gjuhen angleze!!! C’ndodhi me gjuhen e bukur shqipe??? Hajde shtet hajde

tirana05/06/2020 21:49

Po mire qe e keni botuar , po pse nuk e keni botuar te perkthyer ne shqip ....?????!!!!!!

Shqiptari05/06/2020 21:44

DAKORDESI E MADHE ME NDIHMEN E SHBA PER TA LENE SIC KA QENE!!! HAHAHAHAHAHAHAAAAA! CFARE TALLJE BYTHE!!!

Shto koment

Denonco