Arrestohet xhaxhai dhe nipi i kryetarit rilindas të bashkisë, u kapën me parcela me kanabis

Arrestohet xhaxhai dhe nipi i kryetarit rilindas të bashkisë, u kapën me parcela me kanabis

21:24, 05/06/2020

Një aksion i policisë së Mallakastrës në luftën kundër kultivimit të kanabisit, ka vënë në pranga, të afërm të kryebashkiakut të Ballshit.  

Aksion i policisë është zhvilluar në fshatin Çorrush të Mallakastrës gjatë pasdites së sotme.

Gjatë kontrolleve të kryera u kapën dy parcela ku në to ishin mbjellë 35 dhe 48 fidanë kanabi sativa qe i perkasin xhaxha dhe nip, banorë të fshatit Çorrush të njësisë administrative, Kutë, bashkia Mallakastër.

Sipas burimeve të informacionit mësohet se dy të ndaluarit janë xhaxhai i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj si dhe djali i kushëririt të parë të tij.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale fidanët e kanabis sativas, ndërkohe që xhaxha dhe nip janë shoqëruar për në policinë e Mallakastrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Emigranti08/06/2020 13:09

Keta jan te emeruarit e sektit te rilindjes skemi cpresim me shum prej tyre , keta ordinera te vetmen pun qe din te bejn kjo esht, kultimi dhe trafikimi i drogerave

Emigranti08/06/2020 13:08

Keta jan te emeruarit e sektit te rilindjes skemi cpresim me shum prej tyre , keta ordinera te vetmen pun qe din te bejn kjo esht, kultimi dhe trafikimi i drogerave

Poli06/06/2020 01:01

Me kete nivel inkrimini.i qe ka rilindja besoj se bunkeri surrelit duhet te jete si xibraka e re, me puntor kolumbia .

Krist06/06/2020 00:35

Corushi eshte fshati i Mehmet Shehut,Fecorr Shehut,dhe Kanabisin,ata e kane bime tradicionale.Me siguri do jene "spiunuar"prej gjitoneve Tepelenas,te familjes Peci,shkaku thjesht konkurenca.Le te flase sa te doje katoliku i pa fe Lleshi,planet do realizohen,bile edhe me tejkalime.

Shto koment

Denonco