Gjiknuri: Ja pse u tërhoqëm nga depolitizimi i administratës

Gjiknuri: Ja pse u tërhoqëm nga depolitizimi i administratës

21:15, 05/06/2020
A+ Aa A-

Përfaqësuesi i mazhorancës, Damian Gjiknuri tha se PS-ja ka hequr dorë nga depolitizimi i administratës zgjedhore, që PD të mos mbetet sërish jashtë zgjedhjeve.

Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik, Gjiknuri tha se në këtë formë, PD-ja pranoi që administrata zgjedhore në Shqipëri nuk ka çaluar.

"U dakordësuam për pikat që i ndanin palët, dhe një gjë dua të them: pavarësisht se rekomandimi ishte që administrata të ishte e depolitizuar, PD nuk ishte gati, por është e rëndësishme që tani kemi rregulla të pranuara. Administrata e balancuar politikisht do të funksionojë edhe në zgjedhjet e vitit 2021. E rëndësishme që PD hoqi dorë nga kërkesat absurde, nga qeveria tranzitore, u pranua që administrimi zgjedhor nuk ka çaluar. U kthyen te institucionet".

"E rëndësishme është që ne ta pranojmë dhe ta zbatojmë këtë sistem dhe në zgjedhjet e tjera të fillojë depolitizimi. Ne do të përpiqemi që identifikimi biometrik të shtrihet në çdo qendër votimi".

"Për ne është i rëndësishëm integrimi. E rëndësishme është që PD njeh këtë ligj zgjedhor dhe këtë administratë dhe shikon përpara. Shpresoj që të kemi zgjedhje të mira. Këshilli Politik do të vazhdojë të miratojë draftet dhe të trajtojë edhe çështjet e tjera, si sistemi zgjedhor, ligji për referendumet dhe për financimin e partive politike. Opozita dhe qeveria po dialogojnë, hoqën dorë nga alibitë dhe mbetet që të gjitha palët të përgatiten për zgjedhjet. Kodi do të mbyllet brenda këtij sesioni parlamentar. Nga buxheti i shtetit do të bëhet identifikimi biometrik. Do të merrte një ekspert i huaj, nga BE për t'u konsultuar me KQZ", tha Gjiknuri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco