Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

Dakordësia për 'Zgjedhoren'/ Vasili: Identifikim biometrik 100% dhe KQZ të riformatuar

Dakordësia për 'Zgjedhoren'/ Vasili: Identifikim biometrik 100% dhe KQZ të riformatuar

20:49, 05/06/2020
A+ Aa A-

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka thënë se me dakordësinë në Këshillin Politik tashmë në zgjedhjet e 2021 dhe 2023 do të hyhet me komisionet siç janë teksa depolitizimi i administratës do të ndodhë pas tyre.

Sipas tij, u arrit dakordësia për identifikim biometrik dhe për një KQZ të riformatuar tërësisht me formulë të re.

”Paraprakisht u arrit një dakordësi e qartë për administrimin zgjedhor, që përfshin, identifikimi biometrik 100%, një komision zgjedhor qendror i cili riformatohet tërësisht sipas një formule të re. Sot ne propozuam një formulë për komisionet zgjedhore me përjashtimin e administratës publike. Formulë depolitizimi që u refuzua nga Edi Rama dhe PS, megjithatë, për këto zgjedhje që vijnë dhe për zgjedhjet lokale komisionet mbeten siç janë, depolitizimi do të kryhet pas tyre dhe tashmë mbetet e qartë. Për gjithë shqiptarët është e qartë që Edi Rama  donte të kapte komisionet, nuk i kapi dot dhe refuzoi depolitizimin tërësisht", u shpreh Vasili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco