Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Arrihet marrëveshja: PS heq dorë nga depolitizimi. Zgjedhjet e ardhshme me identifikim biometrik

Arrihet marrëveshja: PS heq dorë nga depolitizimi. Zgjedhjet e ardhshme me identifikim biometrik

20:25, 05/06/2020
A+ Aa A-

Këshilli Politik arriti dakordësinë për administrimin e zgjedhjeve.

Burimet thonë se palët pranojnë përfshirjen 100% të identifikimit elektronik të votiesve në zgjedhje. Kjo shihet si mundësia më e mirë për të ndaluar votiminë shumë se një herë.

Palët zgjidhën edhe çështjen që mbajti pezull dakordësinë për 4 ditë, atë të përbërjes së komisioneve zgjedhore. PS u tërhoq nga depolitizimi i administratës zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme. PS e mori këtë vendim të papritur, pasi PD kërkoi që administrata publike të jetë e përjashtuar sipas një formule të propozuar nga BE.

Mësohet se PD e pranoi në mëngjes këtë formulë për depolitizimin. Për zgjedhjet e ardhshme, komisionet do të mbeten siç janë aktualisht.

Pjesë e dakordësisë mes palëve për administrimin zgjedhor është edhe riformatimi i KQZ. Ky do të jetë një organ i ndarë në tre trupa të balancuara politike. Kryetari zgjidhet me konsensus, nënkryetari nga opozita. Puna e Këshillit Politik nuk ka mbaruar. Puna do të vijojë për çështjet e tjera në Këshill, që nuk kanë të bëjnë me administraten zgjedhore.

Palët kanë rënë dakord që Parlamenti të mos e ndryshojë dot draftin pa pëlqimin e palëve në Këshillin Politik. Mësohet se rol kyç në dakordësinë mes palëve ka patur Komisioni Europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shqiptar05/06/2020 21:20

U arrit "konsensusi" aq i përfolur për zgjedhjet e opozita mesa duket nën trysninë e ndërkombëtarëve hoqi dorë nga kërkesa e saj kryesore, qeveria kujdestare 100 ditë para zgjedhjeve. Kontrolli biometrik i votuesve, nëse realizohet se me ato që dëgjova të thoshte Rama mbrëmë tek Fevziu, ai do të bëjë çmos ta sabotojë, diç mund të evitojë disa abuzime mbrenda qendrave të votimit.. Por a mund të quhet punë e mbaruar se zgjedhjet do të zhvillohen të rregullta nëse disiplinohen qendrat e votimit e KQZ. ? Pjesa më kriminale e abuzimit në zgjedhjet e fundit, ka qenë bashkëpunimi i strukturave partiake e qeveritare të PS me bandat mafuize për. blerjen e votave me para droge, me kërcënimet e administratës shtetërore për të siguruar vota, e me angazhimin e policisë për të mbledhur sa më shumë vota për PS e kjo ka të bëjë jo me reformën zgjedhore, por me reformën në drejtësi. Tashmë e vetmja garanci që këto të mos ndodhin në zgjedhjet e ardhëshme, është që SPAK të fillojë menjëherë hetimet e dosjeve të përgjimeve e Gjykata e posaçme të ndëshkojë penalisht të gjithë ata që kanë abuzuar, që nga zgjedhjet e Dibrës e deri tek votimet njëpartiake të qershoriz të vitit të kaluar.. Provat, denoncimet e ajkuzat konkrete janë të depozituara prej vitesh në prokurori, mjafton që të hapen e tek njerëzit të krijohet bindja që më në fund edhe drejtësia po reformohet. Një ndër kushtet më të rëndësishme të Bundestagut gjerman, e që ka të bëjë edhe me zgjedhjet, është që para zgjedhjeve kjo Gjykatë të jetë krijuar në formacionin e saj të plotë. Por nëse antarët do ti zgjedhë përsëri Dvorani, Rama do të bëjë përsëri sipas kokës së tij. E dëgjova Ramën mbrëmë që të përsëriste nja 30 herë refrenin se "Luli ka frikë, Luli ka frikë" e nuk pati kurajon asnjë nga tre të pranishmit tek Opinion që ti thoshte se nuk ka asnjë rast ku "Luli" tju ketë bërë policëve thirrje që hiqini kapelet e votoni për mua, apo të urojë "tërmetarët" e vjedhjes së votave, e pra jeni ju që duhet të keni frikë se humbisni jo vetëm pushtetin por edhe mund të ndëshkoheni.sipas një ligji që e keni miratuar vetë. Tani duhet të fillojë lufta e vertetë e opozitës duke i kërkuar drejtësisë që të ndihmojë reformën zgjedhore duke ndëshkuar abuzuesit, një sinjal ky që do ti bëjë të mos guxojnë më që zgjedhjet të kryhen me "djem problematike"

shqiptar05/06/2020 21:18

U arrit "konsensusi" aq i përfolur për zgjedhjet e opozita mesa duket nën trysninë e ndërkombëtarëve hoqi dorë nga kërkesa e saj kryesore, qeveria kujdestare 100 ditë para zgjedhjeve. Kontrolli biometrik i votuesve, nëse realizohet se me ato që dëgjova të thoshte Rama mbrëmë tek Fevziu, ai do të bëjë çmos ta sabotojë, siç mund të evitojë disa abuzime mbrenda qendrave të votimit.. Por a mund të quhet punë e mbaruar se zgjedhjet do të zhvillohen të rregullta nëse disiplinohen qendrat e votimit e KQZ. ? Pjesa më kriminale e abuzimit në zgjedhjet e fundit, ka qenë bashkëpunimi i strukturave partiake e qeveritare të PS me bandat mafuize për. blerjen e votave me para droge, me kërcënimet e administratës shtetërore për të siguruar vota, e me angazhimin e policisë për të mbledhur sa më shumë vota për PS e kjo ka të bëjë jo me reformën zgjedhore, por me reformën në drejtësi. Tashmë e vetmja garanci që këto të mos ndodhin në zgjedhjet e ardhëshme, është që SPAK të fillojë menjëherë hetimet e dosjeve të përgjimeve e Gjykata e posaçme të ndëshkojë penalisht të gjithë ata që kanë abuzuar, që nga zgjedhjet e Dibrës e deri tek votimet njëpartiake të qershoriz të vitit të kaluar.. Provat, denoncimet e ajkuzat konkrete janë të depozituara prej vitesh në prokurori, mjafton që të hapen e tek njerëzit të krijohet bindja që më në fund edhe drejtësia po reformohet. Një ndër kushtet më të rëndësishme të Bundestagut gjerman, e që ka të bëjë edhe me zgjedhjet, është që para zgjedhjeve kjo Gjykatë të jetë krijuar në formacionin e saj të plotë. Por nëse antarët do ti zgjedhë përsëri Dvorani, Rama do të bëjë përsëri sipas kokës së tij. E dëgjova Ramën mbrëmë që të përsëriste nja 30 herë refrenin se "Luli ka frikë, Luli ka frikë" e nuk pati kurajon asnjë nga tre të pranishmit tek Opinion që ti thoshte se nuk ka asnjë rast ku "Luli" tju ketë bërë policëve thirrje që hiqini kapelet e votoni për mua, apo të urojë "tërmetarët" e vjedhjes së votave, e pra jeni ju që duhet të keni frikë se humbisni jo vetëm pushtetin por edhe mund të ndëshkoheni.sipas një ligji që e keni miratuar vetë. Tani duhet të fillojë lufta e vertetë e opozitës duke i kërkuar drejtësisë që të ndihmojë reformën zgjedhore duke ndëshkuar abuzuesit, një sinjal ky që do ti bëjë të mos guxojnë më që zgjedhjet të kryhen me "djem problematike"

B.Q.05/06/2020 20:36

Rilindasit si ustallare qe jane po mendojne per djallezine e rradhes...do mundohen si perhere per manipulime,ndersa ''thesi me miell''...gjithmone eshte ne fuqi

Shto koment

Denonco