Detajet e para: Ja çfarë parashikon marrëveshja për Reformën Zgjedhore

Detajet e para: Ja çfarë parashikon marrëveshja për Reformën Zgjedhore

20:16, 05/06/2020
A+ Aa A-

Palët kanë arritur dakordësinë për Reformën Zgjedhore. Raportimet e para thonë se është rënë dakord për identifikimin biometrik.

Në këtë mënyrë, identifikimi elektronik 100 përqind do nisë që këto zgjedhje.

PS tërhiqet nga depolitizimi i administrates zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme, pasi PD kërkoi që administrata publike të jetë e përjashtuar sipas një formule të propozuar nga BE dhe të pranuar nga PD në mëngjes për depolitizimin.

Komisionet mbeten siç janë aktualisht për zgjedhjet e ardhshme vendore dhe të përgjithshme. Riformatohet KQZ në tre trupa, të balancuara politike. Kryetari zgjidhet me konsensus. Nenkryetari zgjidhet nga opozita dhe do ngarkohet me menaxhimin e sistemit teknologjik për identifikimin biometrik..

Vijon puna për çështjet e tjera në Këshill që nuk kanë të bëjnë me administraten zgjedhore. Parlamenti nuk e ndryshon dot draftin pa pëlqimin e palëve në Këshillin Politik.

Rol kyç në dakordësinë mes palëve ka patur Komisioni Europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco