Lista e plotë/ ‘Paga e Luftës’, ja kush janë 60 mijë personat që përfitojnë nga sot

Lista e plotë/ ‘Paga e Luftës’, ja kush janë 60 mijë personat që përfitojnë nga sot

18:36, 05/06/2020
A+ Aa A-

Sot është afati përfundimtar për bizneset që të aplikojnë tek tatimet në mënyrë që punonjësit e tyre që janë larguar nga puna nga data 1 mars deri në 17 maj të mund të përfitojnë pagën e luftës.

Sipas asaj që konfirmoi edhe kryeministri Rama, nëse bizneset nuk aplikojnë, më shumë se 60 mijë punonjës janë shpallur përfitues të pagës 40 mijë lekë një herë për shkak të problemeve që u shkaktoi koronavirusi.

Me një vendim përcaktua që “ndihmën financiare prej 40 mijë lekësh e përfitojnë ish-të punësuarit në subjektet që janë lejuar të kryejnë aktivitetet ose janë mbyllur sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët janë larguar nga puna nga data 1 mars 2020 deri në datën 17 maj 2020.”

Aplikimi për përfitimin e ndihmës në tatime, përveç kriterit të afatit të largimit nga skema e sigurimeve, përfshinte që procedura duhej të kryhet nga kompania që ka larguar punonjësit. Mënyra e aplikimit për të përfituar ndihmën krijoi shumë pakënaqësi të punonjësit e larguar, madje shumë prej tyre pohonin se ishin penalizuar, pasi ndërmarrjet nuk kishin kryer aplikimin. Për të shmangur penalizimet, do të lejohet edhe aplikimi i drejtpërdrejtë nga punonjësit.

Nrdyshimet parashikojnë gjithashtu që “Në rastet e mosaplikimit nga ana e subjektit, ndihma financiare për të punësuarit apo ish-të punësuarit do të jepet menjëherë pas miratimit nga administrata tatimore. Miratimi kryhet pas verifikimit të kritereve bazuar në të dhënat që administrata tatimore disponon apo të dhënave që të punësuarit apo ish-të punësuarit do të dorëzojnë”.

Lexo këtu emrin tënd

file:///C:/Users/WebUSER01/Downloads/Lista-e-Individeve-Perfitues-Paketa-II-2%20(1)%20(1).pdf

Shkarko këtu për të parë listën me emrat e përfituesve

https://easyupload.io/jkmsfu

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Renato mema 26/08/2020 18:35

Un jam fitues I pages se luftes me kan cuar mesazhin si dhe kam pyetur tek tatimet qe jam Perfitues... Mua akoma sme Jan edhur leket e pages.. Ju lutem mund te me kthen nje pergjigjee?

Liljana meta26/06/2020 18:17

Pagen e pare kam mar vetem.Pagat e tjera kur do i marim??

po pse nuk i renditni te pakten sipas alfabetit???15/06/2020 20:45

jeni te tmerrshem

MERITA HAKRAMA 10/06/2020 12:09

A E KAM PERFITUAR PAGEN E LUFTES

Artur gega10/06/2020 09:13

Kam punuar të endi shpk akoma se kamë marr pagën e luftës dua të di se pronari ska apliku si të aplikojë vet

Olta Fehimi 09/06/2020 17:04

Po ne qe kemi qen ne pun dhe nuk emri nuk ka dal si I behet

RETION DRIZA09/06/2020 15:41

PAGA LUFTES SE KAM MARR

RETION DRIZA09/06/2020 15:41

PRSH UN PUNOI NE CALL SENTER SI ESHT E MUNDUR KOLEGET E MI PERFITUAN NGA PAGA E LUFTES NDERSA DISA TE TJERE JO

Bledar Derraj08/06/2020 22:32

Paga e luftes

Emrin e kam Valbona06/06/2020 22:18

Punoj në firmën Stela ne shkozet të Durrësi Doja të pyesja se jemi sh.të paqart për pagën e luftës..ku pronari nuk të jep asnjë sqarim ,nuk dëgjon kërkesat tona,kur i themi për pagën e luftës ai sillet sh.arrogant e mospërfillës..ku ajo firma ka vite e krahët e puntorit ai jeton në luks..ndaj unë kam një pyetje? Ne që kemi punuar në kohën më të vështir të pandemis..a takon paga e luftës? Megjithëse pronari na nxjerr lloj..lloj justifikim Ju kam paguar siguracionet e nuk e merni..sikur ne ham bar e nuk kuptojm po skemi fors se privati të shtyp..megjithse kam vite që punoj e nuk të vlerëso e kontratën e punës kurr nuk i zbaton..të shtunave e kemi deri në drek ai nuk na lëshon asnjëher.. Po ky është shteti shqiptar .. Ndaj të lutem na shkruaj një përgjigje..faleminderit.

Zemrije Krasniqi06/06/2020 19:48

Pershjeni jam nje zonje qe jam puojse ne nje fasenori si hsht e mundur qe mos te jem perfitues per pagen e luftes

Stilian Kaceli06/06/2020 19:39

Paga e luftes

fatime islamaj05/06/2020 19:17

paga e luftes

Shto koment

Denonco