Rama, i rënë në zgjedhjet e ardhshme/  Zekthi: Basha do firmosë kodin, opozita e ka detyrë një gjë të tillë

Rama, i rënë në zgjedhjet e ardhshme/ Zekthi: Basha do firmosë kodin, opozita e ka detyrë një gjë të tillë

18:19, 05/06/2020
A+ Aa A-

Analisti Fitim Zekthi i ftuar në studion e Abc News ka komentuar zhvillimet më të fundit në lidhje me ngërçin për reformën Zgjedhore.

Zekthi në një intervistë me gazetarin Endri Xhafo është shprehur se qeveria me të gjithë pushtetet në dorë ja ka marrë frymën opozitës.

“Shqipëria ka pësuar një ndryshim paradikmatik në 7 vitet e fundit pasi ka një qeveri me gjithë pushtetet në dorë. Basha ka presion në një situatë të tillë, pasi duke i pasur të gjithë pushtetet qeveria nuk e lejon opozitën që të shikojë nga vetja dhe të prodhojë një alternativë. Pushteti i madh të merr frymën dhe në opozitë”, ka thënë Zekthi.

Ndër të tjera ai ka theksuar se qeveria Rama është e rënë në zgjedhjet e ardhshme, sado e kontrollon pushtetet në ditën e zgjedhjeve atij do i shkërmoqet gjithçka.

Gjithashtu analisti ka theksuar se Basha dhe opozita do e firmosë kodin e ri zgjedhor pasi nuk ka rrugë tjetër, për tu futur në zgjedhje.

“Partia Demokratike  është në vështirësi ndaj po vonon edhe vendimi për marrëveshjen e Reformës Zgjedhore, besoj se me këtë vonesë mendon se mund të arrijë diçka më shumë. Një vit më parë PD pati shumë vështirësi, humbi betejat në kuptimin praktik të fjalën në kuptimin jo praktik fitoi, por në sy të ndërkombëtarëve ka nxjerrë dhe problematikat me të gjitha përballet vendi ynë. Basha ka bërë një vit beteje për këtë qeveri dhe tashmë ka ardhur momenti që të jetë në pushtet dhe do të mund të pranojë dhe kodin e ri zgjedhor, sepse nuk ka rrugë tjetër.

Rruga tjetër do të ishte shkop magjik ose revolucioni. Ndërkombëtarët thonë se do të bëjnë zgjedhje të legjitimuara përmes kodit zgjedhor. Kodi do të mbyllë disa shtigje, por jo gjithçka. Për shkak të kësaj lloj vështirësie dhe që i duket se po shkel atë që e ka thënë se nuk do të hyjë në zgjedhje me këtë qeveri në zgjedhje do ti duhet të hyjë dhe është vendimi i duhur. Basha do e firmosë kodin Zgjedhor është e vetmja mundësi nuk ka zgjidhje tjetër. Opozita e ka detyrë një gjë të tillë nuk ka ku të shkojë”, është shprehur Zekthi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco