Ironia/ Rama u nis për mirë, por mori 3 ‘shuplaka’ nga Venecia

Ironia/ Rama u nis për mirë, por mori 3 ‘shuplaka’ nga Venecia

18:15, 05/06/2020
A+ Aa A-

Ishte një periudhë kur Venecia përmbytej më shumë nga kërkesat e mazhorancës së Edi Ramës për të rishqyrtuar të gjitha ngërçet ligjore në vend, të krijuara nga babëzia e qeverisë për të kapur dhe shtypur të gjitha pushtetet në vend, se nga uji.

Por për ironi, pavarësisht se qeveria mund të ketë menduar se do dalë e ‘larë’ nga ujërat e Venecias, në fakt ka marrë tre ‘shuplaka’ të njëpasnjëshme nga Komisioni i Venecias.

Së pari, Rama u godit kur Komisioni i Venecias deklaroi se presidenti kishte vepruar sipas Kushtetutës për anulimin e 30 qershorit.

Së dyti, Komisioni i Venecias i dha të drejtë kreut të shtetit për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ata ishin të prerë edhe në qëndrimin sa i përket betimit të këtyre anëtarëve, duke theksuar se ai nuk bëhet me shkrim apo te noteret, por vetëm para presidentit.

Së treti, Komisioni i Venecias rrëzoi përfundimisht paketën antishpifje të qeverisë, duke u shprehur me tone të ashpra ndaj nismës ligjore të Edi Ramës.

Sigurisht këtu ka edhe të tjera ‘shuplaka’, si ato kundër vetingut apo të tjerave paligjshmëri të qeverisë.

Të gjitha janë tregues të masakrës ligjore që po konsumon mazhoranca e Edi Ramës në vend në mungesë të Gjykatës Kushtetuese dhe shtetit ligjor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco