‘Më tinëzare se burgimi’/ Fjalia ‘bombë’ e Venecias për Ramën

‘Më tinëzare se burgimi’/ Fjalia ‘bombë’ e Venecias për Ramën

18:06, 05/06/2020
A+ Aa A-

Vitin e shkuar, kryeministri Edi Rama shokoi organizatat e lirisë së medias nga Europa në SHBA, me një të ashtuquajtur paketë antishpifje.

Paketa do ishte goditja finale ndaj lirisë së medias dhe qeveria shpiku kushedi sa manovra për të treguar se ka përkrahjen e ndërkombëtarëve për këtë nismë ligjore të tmerrshme. Duke përdorur një zyrtar të OSBE, qeveria shqiptare si drejtuesja e radhës e OSBE, e kaloi nismën në Kuvend.

Por në mënyrë të papritur, në një hap të pazakontë, vetë Këshilli i Europës vendosi ta dërgojë çështjen për interpretim në Komisionin e Venecias.

Draft-opinioni i tyre është shkatërrimtar. Ai e rrëzon plotësisht këtë paketë duke ngritur dyshime të forta për qëllimet e qeverisë. Venecia konsideron se draft-amendamentet e ligjit për shërbimet audiovizive nuk janë gati për zbatim në variantin aktual.

Ligji vuan nga paqartësitë dhe mund të ketë një efekt frenues të fjalës së lirë dhe fjalimit politik në Shqipëri. Venecia vëren se Autoritetit të Medias Audiovizive i jepen fuqi të mëdha administrative për median “online”, prandaj kërkohet të rishikohet formula e përzgjedhjes së AMA-s dhe Komitetit të Ankesave.

“Përbërja e AMA-s dhe Komiteti i Ankesave, i cili zgjidhet nga AMA në bazë të rregullave të hartuara nga AMA, mund të krijojë shqetësime të ligjshme për pavarësinë e këtyre dy organeve”, thuhet në raport.

Komisioni i Venecias kritikon edhe gjobat e larta në rast të shkeljeve të ligjit nga mediat “online”, që variojnë nga 100 mijë deri në 800 mijë lekë me një fjali ‘bombë’: “Jashtëzakonisht problematike për lirinë e mediave në kontekstin shqiptar është natyra e ashpër dhe me efekte të mëdha negative e gjobave. Gjobat jashtëzakonisht të larta paraqesin një kërcënim me efekt pothuajse aq të ftohtë sa burgimi, megjithëse më shumë tinëzarë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco