Zero taksa për biznesin e vogël/ Guxholli: Propagandë e qeverisë në startin e fushatës

Zero taksa për biznesin e vogël/ Guxholli: Propagandë e qeverisë në startin e fushatës

17:06, 05/06/2020
A+ Aa A-

Në një lidhje me Skype për Syri TV, ekspertja e ekonomisë Zana Guxholli ka komentuar situatën ekonomike në vend pas pandemisë duke u shprehur se rrënimi ka nisur para Covid-19 dhe para tërmetit.

Sipas saj, në të vetmin rast kur Shqipëria është më mirë se vendet e tjera të rajonit është pjesëmarrja e gruas në qeveri.

"Ka kohë që pritet një paketë e tretë. Më kujtohet vepra "Duke pritur Godonë". Janë dy paketa. E dyta nuk ka filluar ende, ndërsa e para është në gjysmë. Është vetëm një "make up". Biznesit të vogël, biznesit në përgjithësi Rama i ka borxh prishjen e strukturës dhe rritjen e barrës fiskale. Rriti taksat dhe tani pas gjithë kësaj kthehet pas, pra në një farë mënyre atë që gërreu vetë, po mundohet ta mbulojë", tha Guxholli.

Sa i përket nismës më të re të qeverisë për të[ hequr taksat biznesit të vogël deri në vitin 2029, Guxholli u shpreh se po mundohet të shërohet një plagë që qeveria e hapi vetë.

A përfiton realisht biznesi?

"Nuk mund të themi që nuk përfitojnë. Futi në tvsh të gjithë ato biznese të vogla. U rrit kostoja e buiznesit për taksat dhe barra e administratës tatimore. Tani më duket propagandë se sa realitet. Ndërrmarrje për fushatë. Po përpiqet të shërojë plagën që e ka hapur vetë. Nuk është se po bën ndonjë nder", tha Zana Guxholli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco