Deklarata skandaloze e Veliut, Spiropali: Ai ka qenë në stres të madh...

Deklarata skandaloze e Veliut, Spiropali: Ai ka qenë në stres të madh...

14:42, 05/06/2020
A+ Aa A-

Elisa Spiropali ministre e Shtetit për Marrëdhëniet Parlamentare në studion  e “abc news” ka folur për videon e 15-vjeçarit të abuzuar nga efektivët e policisë.  Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu publikoi videon e nënës së të miturit e cila shfaqet me pistoletë në dorë, duke përdorur etiketime morale për familjen në fjalë.

Më tej ajo theksoi se deklarata e drejtorit të Policisë ishte e gabuar: “Ishte deklaratë e gabuar, e nxituar dhe e panevojshme, por unë e kuptoj që drejtori i policisë ka qenë në një stres të madh edhe për shkak të ngjarjeve, protestave të shumta”, tha Spiropali.

Për shkak të ngjarjeve të shumta kaotike, protestave ku edhe është përdorur gaz-lotsjellës, Spiropali u shpreh se Policia protestuesve të dhunshëm nuk do t’i përgjigjet me ujë të gazuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco