PD: Vrasje, plagosje, përdhunime, tritol, sundimi i krimit është kthyer në normalitet

PD: Vrasje, plagosje, përdhunime, tritol, sundimi i krimit është kthyer në normalitet

13:53, 05/06/2020
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka akuzuar sot qeverinë dhe në veçanti Kryeministrin Edi Rama se sundimi i krimit në vend është shndërruar në një normalitet, sidomos tani gjatë periudhës së pandemisë. 

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj dhe një deklaratë nga selia e PD sot, nisur nga vrasja e dy vëllezërve në krujë një natë më parë,  ku theksoi se po ndodhin vetëm dhunë, përdhunime, plagosje, vrasje dhe se kreu i qeverisë, Rama nuk sheh pendesë për asgjë, por ka zgjedhur sulmin për t’i shpëtuar përgjegjësisë.

“Dy vrasje në Krujë, vrasje në Vlorë, shpërthim tritoli nga Tirana në Vlorë: krimi bën festë, Policia ka ikur në drejtim të paditur, se shefi i Policisë së Edi Ramës është i zënë duke i bërë gjyqin një gruaje dhe duke rrahur një fëmijë; se Policia është e zënë me shfaqjet e turpshme me dron që zbulojnë vetëm 30 fidanë. Mungesa totale e shtetit dhe lënia e territorit nën thundrën e krimit.

Vrasja e dyfishtë mbrëmë në Krujë është vetëm episode. Janë akte që frymëzohen nga mbroja shtetërore e Edi Ramës. Edi Rama, strategu i kësaj dhune dhe që nuk gjen pendesë as në rastin e dhunimit të një 15-vjeçareje. Mënyra e vetme për t’i shpëtuar përgjegjësisë është sulmi.-”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari05/06/2020 15:40

KRIMIN BASHKE ME QEVERINE RAMA E MBRON VETEM SISTEMI AKTUAL ELEKTORALO-ZGJEDHOR!!! ATE SISTEM QE PO E MBRON DHE E DESHIRON EDHE PD DHE OPOZITA! KRIMIN E LUFTON DHE QEVERINE RAMA E RREZON VETEM SISTEMI PROPORCIONAL KOMBETAR ME LISTA TE HAPURA!! PD DHE OPOZITA E REFUZUAN TA NDRYSHOJNE SEPSE BASHA, MONOKA, OPOZITA DHE PD NUK DUAN TE MARRIN PUSHTETIN POR DUAN TE MARRIN DHE TE MBAJNE ME KTHETRA VETEM PARTITE! PERDERISA NUK NDRYSHOI SISTEMI ZGJEDHOR ASGJE NUK KA PER TE NDRYSHUAR NE SHQIPERI!! LUFTA PER VOTEN E LIRE ESHTE LUFTE PER DEMOKRACINE DHE LUFTA PER DEMOKRACINE ESHTE LUFTE PER VOTEN E LIRE! ATY FILLON DHE MBARON DEMOKRACIA!!

Shto koment

Denonco