Meta: Basha më telefonoi sot paradite, ja çfarë i sugjeroj unë opozitës!

Meta: Basha më telefonoi sot paradite, ja çfarë i sugjeroj unë opozitës!

13:18, 05/06/2020
A+ Aa A-

Presidenti, Ilir Meta, në komunikimin e përjavshëm me gazetarët ka trajtuar edhe zhvillimet e fundit politike, që kanë të bëjnë me ngërçin e një marrëveshje për Reformën Zgjedhor.

Ai deklaroi se sistematik ka dhënë mesazhe të qarta për opozitën me synimin për të çuar përpara punën për përmirësimin e Kodit Elektoral, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të kenë sa më shpejt, zgjedhje të lira dhe demokratike. Ai ka treguar gjithashtu edhe për një telefonatë që ka pasur paraditen e sotme, me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha

‘Mesazhi im për opozitën ka qenë për konsensus, mos bini pre e provokimeve për t’u larguar nga tryeza e reformës pas situatës së shkaktuar nga shembja e Teatrit Kombëtar, mos paraqisni listë dëshirash, por qëndroni qartë te ato elementë bazikë për të cilat do të keni përkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë, të cilët janë mjaft të shqetësuar për problemin e zgjedhjeve dhe legjimitetin e institucionve, në mënyrë që Shqipëria të marrë një vrull drejt BE…

Kam pasur një telefonatë zyrtare me zotin Basha këtë paradite, e kërkuar prej tij dhe kaq mund të them. Nuk mund të them asgjë tjetër më shumë, por kjo ka qenë zyrtare. Mesazhi im është jepuni shqiptarëve atë të drejtë që u takon, që e kemi detyrim të gjithë, të kenë besim tek zgjedhjet, te demorkacia. 

Mos i intimidoni më, as më arrogancë, as me ehzitime, të gjithë duhet të tregojnë besim tek demokracia dhe ajo fillon tek vota dhe zgjedhjet e lira. E dini qëndrimin tim për sistemin, se çfarë mendoj unë. Ato dihen që nga viti 2008 kur u bënë ndryshimet kushtetuese. Ju me të drejtë mund të thoni, se jeni në pozitë komode ndaj flisni në këtë mënyrë.

Por më lini t`ju kujtoj se nuk kam qenë në asnjë pozitë komode si politikan, si kryetar i një force të re politike, krijuar vetëm disa muaj para zgjedhjeve të 2005 dhe që ka marrë pjesë në zgjedhje e luftuar nga të dy partitë kryesore në atë kohë.

Edhe pse kam qenë kryetar i një partie që e kam krijuar vetë, bashke më shumë kolegë të tjerë, nuk e kam vendosur emrin e Ilir Metës në listën e proporcionalit në atë kohë, por vetëm në mazhoritar. Sepse duhet të kemi besim tek demokracia dhe duhet të japim të gjithë shembullin e këtij besimi dhe askush nuk duhet të ketë frikë nga humbja.

Çërçill fitoi luftën e dytë botërore,  humbi zgjedhjet. E pabesueshme, por u kthyer përsëri dhe dha një shembull të shkëlqyer, sesi duhet të jemi të përulur para qytetarëve tanë’, ka deklaruar presidenti Meta i cili shtoi se e konsideroi të rëndësishme arritjen e një dakordësie e cila përpara 8 qershorit, kur BE të vendosë për çeljen e negociatave.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco