Situata politike/ Meta: 4 mesazhet që i kam dhënë opozitës

Situata politike/ Meta: 4 mesazhet që i kam dhënë opozitës

13:11, 05/06/2020
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka folur gjatë sot në lidhje me situatën politike.

Gjatë një konference për mediat, Meta zbuloi edhe faktin se i ka dhënë disa mesazhe opozitës në lidhje me situatën politike në vend.

Më poshtë, pjesë nga deklaratat e presidentit Ilir Meta:

Qasja e zonjës Kim

Nuk bëj takim për këtë takim që ishte zyrtar dhe shumë pozitiv. Ne të gjithë e dimë që SHBA mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Unë si president kam bërë përpjekjet e mia që aktorët politikë të mos fokusohen tek interes të momentit, por që Shqipëria të ketë progres sa më të prekshëm. Por të shpresojmë që kushti I parë të bjerë me rastin e konsensusit.

Dhe shpresoj të mos kemi kushte shtesë.

A keni thirrje për opozitën e bashkuar?

Mesazhet kanë qenë të qarta, i imi për opozitën ka qenë të që të unifikojë kërkesat e saj dhe të koordinojë sa më ngushtë me komisionerët për zgjerimin dhe kundërshtarët e saj. Shikohet shumë ana substancionale dhe cilësia. E rëndësishme që të gjithë të tregojnë vullnet dhe të mos intimidojnë qytetarët mas me arrogancën e tyre dhe as me hezitimet e tyre.

Po për rolin e ndërkombëtarëve? Letrën që i është çuar zonjës Kim nga opozita?

Nuk besoj se ka ndonjë dyshim se supermazhoranca aktuale nuk i ka votat e duhura për të bërë ndryshime të mira. Duhen qëllime të mira. Sa më i mirë të jetë produkti, aq më mirë është për të gjithë.

Duke qenë se jemi në një krizë institucionale si asnjëherë përfshirë dhe kuvendin, është e rëndësishme të shkohet në zgjedhje të gjithëpranuara dhe dhënë mundësi të gjithëve të votojnë dhe verifikohen nga qytetarët. Shumë çështje të rëndësishme duhet të adresohen ën institucionet e duhura që të merren nisma të rëndësishme.

Por këtu kemi ngelur si duket në detaje si me numërimin e çështje që nuk duhet të ekzistonin . Roli pozitiv i ndërkombëtarëve ka qenë i mirëpritur gjithmonë.

Të gjithë ambasadorët e BE kanë të drejtën të shprehen për çdo cenim të MSA që është në fuqi dhe detyron qeverinë, Shqipërinë, parlamentin të respektojë ato standarde që kemi rënë dakord me BE. Do të ishte shumë mirë çdo ambasador sa herë që shikon një shkelje të MSA ta denonconte atë publikisht. Kjo do të ishte rruga më e mirë se sa heshtja apo ndonjëherë  deklarata që krijojnë konfuzion. Të gjitha përpjekjet e tyre pozitive duhen vlerësuar si të ambasadorëve të BE, të SHA dhe atij të Britanisë së Madhe.

Z. President! Çfarë do t’i këshillonit ju zotit Basha për “topin” që znj.Kim i ka lënë para portës dhe a keni folur ju këto orët e etheve të negociatave, me zotin Basha?

Mesazhi im për opozitën ka qenë ky: Gjithçka për konsensus!

Mesazhi im për opozitën, që kur u shkatërrua në mënyrë të paligjshme, Teatri: Mos bini pre e provokimit të radhës për t’u larguar nga Tryeza e Reformës!

Mesazhi tjetër ka qenë: Mos paraqisni një listë dëshirash, por qëndroni qartë tek ato element bazikë, për të cilat do të keni përkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë dhe në mënyrë të veçantë të atyre që janë mjaft të shqetësuar për problemet e zgjedhjeve të legjitimit të institucioneve në Shqipëri, që kërkojnë një zgjidhje sa më të shpejtë në mënyrë që Shqipëria të marrë një vrull të ri drejt BE-së.

Mesazhi im i fundit për sot është ky: Duhet të kuptojmë që qasja e re e metodologjisë së zgjerimit të BE-së, pas propozimit francez, pas kërkesës franceze, e rrezikon jo vetëm perspektivën e shpejtë të çeljes së negociatave apo anëtarësimit të Shqipërisë , por edhe rrezikon këto arritje formale që kemi deri tani. Sepse asgjë nuk është më e sigurt. Sepse, nëse Shqipëria bën hapa prapa, humbet shumë nga këto mundësira që ka fituar deri tani në raport me këtë proces.

Kështu që u apeloj të gjithëve jo vetëm të mos humbasim çfarë kemi, por edhe të fitojmë ritmin e duhur, atë që kërkojnë të gjithë shqiptarët.

Sa më shpejt Shqipëria në BE, aq më shumë shqiptarë do të kthehen në vendin tonë.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco