Ekzekutimi i dy vëllezërve në Krujë dhe shpërthimi me tritol i hotelit, reagon Berisha: Rendi në duart e krimit

Ekzekutimi i dy vëllezërve në Krujë dhe shpërthimi me tritol i hotelit, reagon Berisha: Rendi në duart e krimit

12:27, 05/06/2020
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas ekzekutimit të dy vëllezërve Gramoz dhe Xhontil Bardhi, mbrëmjen e djeshme në Krujë.

Ndërsa i shpreh ngushëllimet familjes për këtë ngjarje të rëndë, ish-kryeministri Berisha nëpërmjet një shënimi në facebook dënon me ashpërsinë më të madhe edhe hedhjen në erë të një lokali në Vlorë.

Berisha shkruan se sot rendi dhe siguria janë në dorë të bandave dhe krimit të lidhur me pushtetin.

Reagimi i plotë i ish-kryeministrit:

Rendi ne duart e krimit!

Naten qe kaloi u ekzekutuan dy vellezer e Kruje, kurse ne Vlore tritoli i radhes u hodh ne ere nje lokal.

Shpreh ngushellime familjes per humbjen e dy djemve te saj, denoj me ashpersine me te madhe krimin si dhe hedhjen ne ere te lokalit ne Vlore si deshmi tjeter e radhes se ne Shqiperi rendi, siguria, jeta e qytetareve jane ne dore te bandave dhe krimit te lidhur direkt me narkokreun e narkoshtetit dhe narkoqeveritaret e tjere. sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco