Përdhunimet e minoreneve/ Grida Duma poston videon dhe akuzon qeverinë

Përdhunimet e minoreneve/ Grida Duma poston videon dhe akuzon qeverinë

11:59, 05/06/2020
A+ Aa A-

Një ditë pas protestës kundër përdhunimit të minoreneve, ku ishte vetë e pranishme, Grida Duma postoi një video duke akuzuar qeverinë për situatën e krijuar në vend.

“Kjo qeveri i turret kujtdo per te zhvendosur vëmendjen, përçmon dhe gjen “armiq” kudo; në media, në shoqëri civile, tek familjet kudo ku dhunohet por veçse jo tek vetja,” shkruan Duma

MESAZHI I PLOTE

Sipas këtyre fajin e ka gjithë bota; e kanë gazetarët, dëshmitarët, denoncuesit, viktimat por kurrë këta që duhet ti mbrojnë; por kurrë këta që duhet të mbajnë përgjegjësi!

Kur vritet një fëmijë në landfildin e Bashkisë, kur kryepolici dhunon një grua publikisht, kur shkolla lan duart nga përgjegjësia për fëmijën që dhunohet nga mësues, kur përdhunohen fëmijë mendërisht dhe fizikisht brenda shkollës apo prej rojtarëve të llumit, fajin e kanë të gjithë por jo këta që nuk mbajnë përgjegjësi.

Pastaj i përdorin dhe për “filma” e i mallkojnë siç do tmerroheshin po t’ia mallkonin fëmijët e vet.

Përveçse deshton të sigurojë brenda ambienteve shkollore garanci për të mos abuzuar qeveria nuk reagon, as ndeshkon dhe as merr përgjegjësi.

Kjo qeveri i turret kujtdo per te zhvendosur vëmendjen, përçmon dhe gjen “armiq” kudo; në media, në shoqëri civile, tek familjet kudo ku dhunohet por veçse jo tek vetja.

Papërgjegjshmërinë e kanë kthyer në rregull!

Duhet dhe do t’i largojmë sa me parë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari05/06/2020 15:49

KRIMIN BASHKE ME QEVERINE RAMA E MBRON VETEM SISTEMI AKTUAL ELEKTORALO-ZGJEDHOR!!! ATE SISTEM QE PO E MBRON DHE E DESHIRON EDHE PD DHE OPOZITA! KRIMIN E LUFTON DHE QEVERINE RAMA E RREZON VETEM SISTEMI PROPORCIONAL KOMBETAR ME LISTA TE HAPURA!! PD DHE OPOZITA E REFUZUAN TA NDRYSHOJNE SEPSE BASHA, MONOKA, OPOZITA DHE PD NUK DUAN TE MARRIN PUSHTETIN POR DUAN TE MARRIN DHE TE MBAJNE ME KTHETRA VETEM PARTITE! PERDERISA NUK NDRYSHOI SISTEMI ZGJEDHOR ASGJE NUK KA PER TE NDRYSHUAR NE SHQIPERI!! LUFTA PER VOTEN E LIRE ESHTE LUFTE PER DEMOKRACINE DHE LUFTA PER DEMOKRACINE ESHTE LUFTE PER VOTEN E LIRE! ATY FILLON DHE MBARON DEMOKRACIA!!

Gj 05/06/2020 12:22

Turp i qeveris ylli pango u shkarku me sekonda ,por KY i mbron keto raste edhe kur ngrihen NE protest,si e do KY Rama me djeg vendin te jap doreheqjen

Shto koment

Denonco