'Mos injoroni protestën'

'Mos injoroni protestën'

08:49, 05/06/2020
A+ Aa A-

Nga Jonila Godole.

Nuk ka gje me shpresedhenese ndaj apatise sone sociale sesa kur ngrihen te rinjte te protestojne!

Sot u solidarizuan me nje nxenese te abuzuar; kerkuan denim per dhunuesin dhe ndryshim rrenjesor te mentalitetit paragjykues, bullizues dhe indiferent, ku vajzat dhe femrat trajtohen si objekte, si prone private.

Protesta me siguri do te injorohet apo relativizohet nga qeveritare, ministra dhe deputete, njesoj si protestat e tjera, sepse ajo i hap shteg nje debati te forte qe i prek shqiptaret me shume sesa lojerat e perditshme „e lagu s’e lagu“ te politikaneve:

Kur shkolla nuk garanton dot jeten, dinjitetin dhe integritetin e nxenesve, per çfare e mbeshtesim me taksat tona?

Kush mban pergjegjesi direkte per abuzimin moral dhe institucional ne keto raste te perseritura vit pas viti?

Ne emer te kujt interesi relativizohet ngjarja dhe shmangen pergjegjesite nga Ministrja e Arsimit, madje edhe nga vete Kryeministri qe u duk sikur mori me shume ne mbrojtje dhunuesin sesa viktimen?

Me gjithe ngarkesen emocionale qe kjo ngjarje bart, peshku eshte qelbur nga koka!

Politikat e Ministrise se Arsimit nder vite jane fokusuar te eksperimenti i pervitshem me kurrikulen dhe maturen, dhe jo te mireqenia e nxenesve.

Mungesa e besimit te policia, te sistemi i drejtesise i ka lene qytetaret vetem ne pasigurine e tyre.

Kultura e mosndeshkimit ka ushqyer krimin, abuzimin dhe ka topitur vigjilencen qytetare ndaj padrejtesise, se perndryshe si mund te shpjegohet qe ne nje komunitet te vogel si

Babrruja, nuk pati asnje reagim, nga askush, per nje ngjarje tronditese si kjo, ku shume persona paskan pasur dijeni per te?!

Kultura e me te fortit, kriminelit, injorantit qe eshte ngjitur deri ne foltoren e Kuvendit ka zbehur shpresat per nje te ardhme ndryshe, ka rritur indiferencen dhe apatine sociale dhe e ka katandisur jeten tone si nje top ne fushen e politikaneve, te cilet kane humbur kontaktin me popullin dhe jetojne ne nje univers paralel me shtate pale xhama mbrojtese.

Protesta e ketyre te rinjve sot jep shprese se e ardhmja mbase do te jete ndryshe nje dite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Skrapari05/06/2020 09:21

Jo kaq entuziaste nga protesta e djeshme. Eshte e inicuar nga km pervers Edvin Kellira. Besoj i keni te fresketa te ashtuquajturat protesta studentore qe rezultuan ne fllucka sapuni sepse ishin te inicuara nga ky fare kryeminister.

Shto koment

Denonco