Degjeneron debati Bushati-Bolino: Mos bëj si i virgjër... mos bëj si gore ….

Degjeneron debati Bushati-Bolino: Mos bëj si i virgjër... mos bëj si gore ….

23:09, 04/06/2020

Debati për reformën zgjedhore ka shkaktuar shpërthim akuzat midis gazetarëve Andi Bushati dhe Carlo Bolino.

Përplasja nisi kur Bolino i tha Bushatit që ka marrë prona kur PD-ja ishte në pushtet.

Pjesë nga debati në 'Open':

Bolino: Mbroni ish-qeverinë. Keni marrë prona nga ish qeveria.

Bushati: Çfarë prone kam marrë unë?

Bolino: Keni marrë reklama nga Gener 2 që ka marrë 140 h tokë publike. Keni mbrojtur 21 janarin. Jam i vetmi që e kam denoncuar.

Bushati: Ajo ka marrë edhe nga Rama. Unë nuk varem pas bol*eve të dashit dhe mbroj atë që me jep prona.

Bolino: Mos bëj si i virgjër, është e ulët që një gazetar të përdor median e tij të sulmojë gazetarët.

Bushati: Të mos e flasësh mirë shqipen nuk do të thotë të bësh si gore.

Bolino: Është e ulët të sulmosh një analist. Unë nuk kam marrë prona si ti.

Bushati: E ke pranuar vetë. I ke marrë me 1 euro.

Bolino: Kjo është shpifje.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco