Celibashi: Nëse PS do të pranonte të gjitha kërkesat e opozitës, nuk do ishte në disavazhtash

Celibashi: Nëse PS do të pranonte të gjitha kërkesat e opozitës, nuk do ishte në disavazhtash

22:03, 04/06/2020
A+ Aa A-

Ish-kryetari i KQZ-së ish-ministri në qeverinë Rama-1, Ilirjan Celibashi, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, deklaroi se PS do të pranonte çdo kërkesë të opozitës, nëse ajo do të premtonte se nuk do të kishte kontestime pas votimeve.

Sipas Celibashit, debati i tanishëm më shumë lidhet me përfitime politike se sa me reformën.

‘Ajo që debatohet në mes palëve nuk më duket kaq substancë. Edhe nëse mazhoranca do të pranonte të gjitha kërkesat, nuk mendoj se do të krjijojë një disavantazh të madh për PS-ne, dhe nga ana tjetër te krijonte një avantazh të madh për PD-në.

Jam i sigurtë, se nëse opozita, shefi i opozitës do të thoshte se me këtë na sigurohen zgjedhjet dhe pas votimeve nuk do të kishte kontestime, jam i sigurtë që mazhoranca do ta jepte.

Unë shikoj një cic-mic, ku secili po kërkon të përfitojë politikisht, se sa në reformë’, tha ndër të tjera Ilirjan Celibashi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco