Identifikimi biometrik/ Rama: Gati për zgjedhje me teknologji, KQZ dhe PD të merren me procesin

Identifikimi biometrik/ Rama: Gati për zgjedhje me teknologji, KQZ dhe PD të merren me procesin

21:38, 04/06/2020
A+ Aa A-

I ftuar në studion e Opinion, kryeministri Rama deklaroi se Partia Socialiste është gati të implementojë identifikimin biometrik në zgjedhjet e 2021.

Kundrejt kësaj pjese që kishte rënë dakort, shqetësim për Ramën ishte koha që vendi ka në dispozicion, ndërsa shtoi se nëse KQZ merrej me gjithçka që duhet për realizimin e prcesit, me kontratën dhe tenderin për futjen e teknologjisë dhe qeveria është e gatshme të financojë.

Sipas Ramës, PD-ja të monitoronte procesin e implementimit të teknologjisë.

'Problemi identifikimin biometrik është një gjë që kërkon kohë. Jam pesimist që realizohet deri në zgjedhjet e ardhshme.

ODIHR nuk e inkurajon, thotë që kur shkohet drejt teknologjisë, shkohet jo në mënyrë të menjëhershme. Problemi që ne kemi sot është koha.

Ne kemi 3 vite e ca që presim opozitën. Kemi humbur kohë, se rregullat e lojës nuk bëhen me molotov, por me dialog. Ne kemi bërë simulime në PS për të parë reagimin e moshave të ndryshme dhe ajo që kemi marrë nga të gjitha dhe konsultime me partitë në botë, nga momenti i nënshkrimit të kontratës deri në bërjen e tij duhen 6 muaj.

Pra jemi në pamundësi objektive. Por e kemi thënë që s’kemi problem ta fusim. KQZ dhe PD duhet ta marrin përsipër këtë punë.

Qeveria do mbështesë financiarisht por për tenderin kontratën dhe implementimin merret KQZ, ndërsa PD të propozojë vetë një zëvendëskryetar për ta ndjekur këtë proces, që nesër të mos kemi avazin e vjetër u sabotua aty, u vodh këtu. Të monitorojë procesin”,- tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco