‘Çim Peka Live’/ A fiton Rama një mandat të tretë? Ja çfarë thonë analistët në studio

‘Çim Peka Live’/ A fiton Rama një mandat të tretë? Ja çfarë thonë analistët në studio

21:29, 04/06/2020
A+ Aa A-

Të ftuar në ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, analistët Baton Haxhiu, Andi Bejtja, Enton Abilekaj dhe ish-kreu i KQZ-së, Ilirian Celibashi kanë analizuar nëse do të mundet Rama të fitojë një mandat të tretë si kryeministër.

Baton Haxhiu në hyrje të emisionit dha opinionin e tij se përse Rama do fitojë sipas tij një mandat të tretë.

‘Unë dhe Bejtja kemi dallim mbi analizën.

Bejtja ka dëshira për përmbysje dhe nuk kthehet te analiza. Bejtja flet për një imagjinatë, si do të jetë Shqipëria.

Për dallim prej shumë prej analistëve, unë e analizoj zonën politikë, me atë që kemi në dispozicion.

Mire apo kaq, këta lider janë produkt i votës

Pse Edi Rama e fiton mandatin e tretë si kryeministër.

Unë po rreshtoj disa arsye.

E para ka të gjitha bashkitë dhe ata që kryesojnë bashkitë dhe që janë determinuesit e logjikës së votës, dhe që kanë në kontroll të gjithë administratën dhe siç thoshte Berisha : ‘Drejtuesit e Bashkisë determinojnë logjikën e votës.

Për fatin e PS-së, PD ka pasur një skizë që është natyrshëm për një parti politike që bie, siç do të ndodhë me Partinë Socialiste pas këtij mandati.’

Ndërkohë analisti Andi Bejtja e ka kundërshtuar. analizën e Baton Haxhiut. 

‘Mandati i tretë është dëshirë e Batonit. Nuk është real. Kemi pasur du përgjime që nuk jamë zbardhur, Jemi në një klimë mosbesimi'

Ndërkohë që analisti Enton Abilekaj.

‘Nuk është lideri ai që përcakton votën. Këtë e përcakton publiku. Duke mos I lejuar të bëjnë atë që duan të bëjnë.

Shqipëria do të përfundojnë epokën e liderëve të fortë kur të marrin në dorë fatin e tyre.

Siç dolën edhe sot. Apo siç do të dalin kur të duan që të mos ndërtohen kullat në Tiranë. Apo siç u kap në vjedhje kompania DH Albania te Astiri.

Rama është lideri më ekstrem, sepse nuk ka kush ta kontrollojë.

Sot kemi Gjykatën Kushtetuese që mungon, prandaj kemi lider autoritarë.

Prandaj nuk kemi zgjedhje sepse mungon drejtësia.

Rama fiton sepse kanabisi ka filluar të mbillet ne qarqe dhe për shkak të amnistisë fiskale të pastrimit të parave.

Zgjedhjet me ligjin e ri, PS nuk del asnjëherë fituese. PS ka qenë gjithmonë e varur në fitoret e saj të fundit nga parti të tjera si në rastin e LSI.

Rama nuk fiton dot zgjedhjet ashtu siç bëri në vitin 2017.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco