Gazetarja: Rama tha 17 herë 'mos ma prekni Besën', 1 herë 'dhunuesi është monstër'

Gazetarja: Rama tha 17 herë 'mos ma prekni Besën', 1 herë 'dhunuesi është monstër'

20:13, 04/06/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama mbrojti punën e ministres së Arsmimit Besa Shahini në parlament, dhe sipas gazetares së politikës Esiona Konomi ai tha plot 17 herë gjatë fjalimit: Mos ma prekni Besën. Plot 17 herë. Ndërsa sipas saj, Rama veç njëherë tha “Dhunuesi është monstër”.

Rama inkurajoi të vijojë më tej me identifikimin dhe të çojë para përgjegjësisë abuzuesit seksualë të nxënësve në shkolla.

Duke u ndalur tek historia tronditëse e përdhunimit të vajzës, Rama shprehu kritika ndaj medias dhe opozitës se po e përdor për interesat e veta.

"E kanë kthyer viktimën në një shkop për të dhunuar të tjerët, jeni ridhunues, e keni ridhunuar. Ata që kanë ngritur dorën kundër Besës, ju them qofshi burra e qofshi gra, ju jeni më keq se ai përdhunuesi.. Nëse ai dhunon si mostër një të mitur, ju kultivoni dhunën në të gjithë”, tha Rama./Faktor.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Xxxxx04/06/2020 21:05

Eshte normale per KM pasi shtetaret tane nuk jane ne ato vende per te mbrojtur jeten e njerezve por per te mbushur xhepat me taksat e viktimave dhe me korrupsionin .Keshtu lereni KM dhe Besen pasi s'jane shtetare per popullin por per xhepin dhe shtepine e tyre.

Shto koment

Denonco